Shoku Taib nuk të harron Izeti! Buzëqeshje emocionale, mungojnë lotët!

Hendboll

Shoku Taib nuk të harron Izeti! Buzëqeshje emocionale, mungojnë lotët!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2019 Në ora: 17:03
Shoku Taib nuk të harron Izeti! Buzëqeshje emocionale, mungojnë lotët!

Një fotografi me domethënie të veçantë! Një buzëqeshje emocionale, fatmirësisht mungojnë lotët e krenarisë!
Protagonistë të kahershëm të hendbollit! 

Rrugëtuan së bashku në një periudhë të caktuar, kur Taib Kabashi ka qenë selektor i kombëtares së Kosovës dhe Izet Gjinovci, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Një fotografi e siguruar e këtyre protagonistëve në momentin kur Izeti ia dorëzon medaljen Taibit, gati sa shkrehen në vaj nga emocionet, kur kujtuan për një moment shumë gjëra e të kaluarës historike. 

Buzëqeshja emocionale e Taibit, që të lë më kuptuar se sa më shpirt e dashuri e pranon medaljen nga shoku Izet!

Edhe Izeti duket shumë i hareshëm që shoku Taib e pranon me krenari medaljen! Foto që lë shumë për të kuptuar se vërtet janë shokë të historisë por jo të kohës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat