Ndërron jetë edhe një sportist në Kosovë

Hendboll

Ndërron jetë edhe një sportist në Kosovë

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 12:09
Bashkim Hoxha

Të shtunën ka ndërruar jetë Bashkim Hoxha, ish-hendbollist i suksesshëm i Vëllaznimit të Gjakovës.

Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet të dielen (sot) nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

I ndjeri Hoxha ka qenë pjesë e të gjitha sukseseve të Vëllaznimit. Kohëve të fundit ishte trajner në klubin e femrave në kategoritë e reja. Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në emër të Federatës dhe njerëzve të hendbollit i shpreh ngushëllimi familjes Hoxha", thuhet nga Federata e Hendbollit të Kosovës.

Ish hendbollisti dhe trajneri i Vëllaznimit, Uran Luzha, është i pikëlluar për humbjen e bashkëlojtarit. “Pusho i qetë Legjendë, shumë vite bashkëlojtar, shumë vite bashkëpunëtor në udhëheqjen e ekipeve, mik i mirë. Shumë vite ikonë e hendbollit gjakovar”, shkruan Luzha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat