Kosova mbahet vetëm një pjesë me Turqinë - Bota Sot
Kosova mbahet vetëm një pjesë me Turqinë

Hendboll

Kosova mbahet vetëm një pjesë me Turqinë

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 18:56
Kosova mbahet vetëm një pjesë me Turqinë

Një pjesë e dytë shumë e dobët, me lëshime të mëdha në mbrojtje e sulm, ka bërë që Kombëtarja U-17 e Kosovës të humb me rezultat të thellë ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Itali. Të dielën vajzat tona humbën nga Turqia me rezultat 41:17.

Dallimi i madh u bë në pjesën e dytë, në të cilën te Kosova nuk funksionoi asgjë, para së gjithash në mungesë të përvojës, komponimit e poashtu të koncentrimit te vajzat.

Ndryshe ishte në pjesën e parë që përfundoi 16:12 për turket. Vajzat tona ishin të barabarta në pjesën e parë. Kombëtarja jonë nesër luan me Izraelin. 

Kosova - Turqia 17:41 (12:16)

Kosova: F. Ferizaj, Lajçi, M. Mulaj 7, Maloku 1, E. Mulaj 2, Devçe 2, Istrefi 1, Nivokazi 2, Kurteshi, Salihu 1, Mollakadrija, E. Ferizaj, L. Ferizaj, Berisha 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...