Kabashi: Prishtina nuk heq dorë nga trofetë

Hendboll

Kabashi: Prishtina nuk heq dorë nga trofetë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2019 Në ora: 19:35
Kabashi: Prishtina nuk heq dorë nga trofetë

Klubet e hendbollit pretendojnë që të organizohen sa më mirë për edicionin e ri, që pritet të fillojë kah mesi i muajt shtator! Klubi i hendbollit Prishtina (meshkujt) ka planet e saja dhe pretendojnë kreun e tabelës. Kryetrajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, tha se pas datës 11 gusht pritet që t’ia fillojnë me përgatitje për edicionin e ri, por në anën tjetër ka gjasa që të sjellin emra të rinj në klub.

Ai nuk e mohojë se është në negociata edhe me ndonjë hendbollist nga klubet tjera. Kryesisht janë të përqendruar në lojtarë të rinj, që të ndërtojnë një ekip të fuqishme për shtigje të gjata. “Edhe vitin e kaluar edhe sivjet jemi të përqendruar në lojtarë të rinj, 5-6 prej tyre janë të Kombëtares së Kosovës U-19 dhe U-21.

Klubi po përqendrohet në lojtarë të rinj, kemi angazhuar dy majtak të talentuar, si Arbër Neziri nga Vëllaznimi Gjakovës, i cili është me perspektiv dhe firmosi kontratë dyvjeçare.

Ai ka luajtur edhe për Kosovën U-18. Po ashtu jemi përforcuar edhe me lojtarin më të mirë të Vushtrrisë, Egzon Ademi, i cili është majtak.  Është larguar Kreshnik Krasniqi që ka shkuar në Gjermani, pritet së shpejti të largohet edhe Atdhe Basholli e të vazhdojë karrierën në ligën gjermane, i cili luan për kombëtaren e Kosovës U-21. Për momentin këto janë më të rejat në klubin e Prishtinës”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Prishtina megjithëse se do të përqendrohet me lojtarë të ri nuk e ka ndërmend të heq dorë nga lufta për titullin e kampionit. “Synimet janë si gjithmonë kreu i tabelës, megjithëse e dimë se Besa dhe Kastrioti kanë përforcime edhe sivjet, por ne nuk do të dorëzohemi. Mendoj se ata kanë një përparësi ndaj nesh, por në sport nuk fiton gjithmonë favoriti në letër, kur dihet se edhe ne jemi në ngritje të lojës”, theksoi ai. Kabashi tërë fokusin e ka në angazhimin e talenteve, që do të janë bazë e fuqishme për ekipin.  Ai konfirmoi se ka marrë shumicën e lojtarëve nga Prishtina juniore, e cila është kampion i Kosovës. “Do të vazhdojmë me talentet që kemi në klub dhe do të vazhdojmë edhe me përforcimet me lojtarë të rinj. Kemi shume talent që dojnë t’i bashkohen ekipit tonë.

Juniorët janë kampion të Kosovës, shumicën i ka marrë në ekipin e parë të Prishtinës, të cilët do të stërviten dhe konkurrojnë për ekipin e parë. Përqendrimi ynë do të jetë në lojtarët tanë pse jo edhe ndonjë talent nga ndonjë ekip tjetër, që kanë interesim të vijnë në klubin tonë”, thotë Kabashi. Kryetrajneri i Prishtinës mendon se janë të kompletuar me ardhjen e dy majtakëve: “Vitin e kaluar kemi çaluar, sidomos kemi pasur një majtak, sivjet jemi përforcuar me dy dhe e kemi plotësuar at zbrazëti edhe pse janë shumë të rinj. Jemi komplet në çdo pozitë dhe e kemi kapitenin me përvojë Oltin Beshirin.

Pritet këta djem të kaliten dhe vitin e ardhshëm të luftojnë për trofe, por edhe sivjet do të jemi sfidues të Besës dhe Kastriotit”.

Prishtina nuk merr pjesë në garat evropiane, a ka ndikuar negativisht? “Prishtina ka marrë pjesë vite me radhë në garat evropiane. Shihet se ekipet tona nuk po kanë sukses, e kalojnë rundin e parë ose të dytë dhe eliminohen. Kështu që ne kemi vendos të punojmë shumë me lojtarë ë të rinj dhe kur të përgatitemi, që të jemi të fortë në të ardhmen kur marrin pjesë në garat evropiane. synimi ynë është të ndërtojmë një gjeneratë të mirë e të mbledhim forcë për Evropë kur marrim pjesë në vitet e ardhshme”, ka përfunduar kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat