Kombëtarja U17 pësoi edhe nga Turqia

Hendboll

Kombëtarja U17 pësoi edhe nga Turqia

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 11:50
Kombëtarja U17 pësoi edhe nga Turqia

Një pjesë e dytë shumë e dobtë, me lëshime të mëdha në mbrojtje e sulm, ka bërë që Kombëtarja U17 të humb me rezultat të lartë ndeshjen e dytë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Itali.

Të dielen vajzat tona humbën nga Turqia me rezultat 41:17.

Dallimi i madh u bë në pjesën e dytë, në të cilën te Kosova nuk funksionoi asgjë, para së gjithash në mungesë të përvojës, komponimit e poashtu të koncentrimit te vajzat.

Ndryshe ishte në pjesën e parë që përfundoi 16:12 për turket. Vajzat tona ishin të barabarta në pjesën e parë. Kombëtarja jonë nesër luan me Izraelin.

Kosova – Turqia 17:41 (12:16)

Kosova: F. Ferizaj, Lajçi, M. Mulaj 7, Maloku 1, E. Mulaj 2, Devçe 2, Istrefi 1, Nivokazi 2, Kurteshi, Salihu 1, Mollakadrija, E. Ferizaj, L. Ferizaj, Berisha 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat