Vajzat simpatike nga Mali i Zi që i dhanë jetë Istogut!

Hendboll

Vajzat simpatike nga Mali i Zi që i dhanë jetë Istogut!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2019 Në ora: 11:34
Vajzat nga Mali i Zi që i dhanë jetë Istogut!

Qyteti i Istogut po jeton me titujt e klubit të hendbollit Istogu. Istogu ka fituar titullin e parë në histori të ekzistimit dhe dy herë rresht Kupën e Republikës së Kosovës. 

E para që erdhi në Istog nga Mali i Zi ishte hendbollistja shqiptare Suzana Ujkiq pikërisht në fund të vitit 2017! 

Ajo erdhi me këmbë të mbarë dhe solli një frymë të re! Në majin e vitit 2018 Istogu fiton trofeun e parë në histori, Kupën e Kosovës. Në at finale që u fitua pas një drame të vërtet me rezultat 20:19 kundër Kastriotit, Ujkiq bëri ligjin, me 4 gola e saj pothuajse ishte vendimtare.

Pas një viti përkatësisht në pranverën e vitit 2019 boshnjakja Esma Muratoviq, lojtare klas vjen në Istog.
Istogu fiton titullin dhe Kupën e Kosovës. Muratoviq bëri diferencën.

Vajzat nga Mali i Zi që i dhanë jetë dhe krenari qytetit të Istogut. Jo vetëm, Suzana dhe Esma, por të gjitha lojtaret kanë merita për suksesin.

Suzanën dhe Esmën i morëm si shembull, se qysh në edicionin e parë sollën trofetë, që erdhën me këmbë të mbarë dhe luajtën me zemër, ku qyteti me rrethinë betohet në kokën e këtyre vajzave për angazhim, për disiplinë, për mirësjellje dhe për lojëra të nivelit të lartë.

Jo vetëm me kaq, Suzana dhe Esma janë edhe motivuese për lojtare të reja! Me një fjalë, vajzat simpatike nga Mali i Zi që i dhanë jetë Istogut!  Faruk Shala, trajner, është shumë krenarë për hendbollistet që ka në përgjithësi. Istogu tani mendon për Evropë, kundërshtare ka bjelloruset e Gomelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat