Dikur kryetar me emër, sot solli shalqin e pjepër në Prishtinë nga ara e tij! - Bota Sot
Dikur kryetar me emër, sot solli shalqin e pjepër në Prishtinë nga ara e tij!

Hendboll

Dikur kryetar me emër, sot solli shalqin e pjepër në Prishtinë nga ara e tij!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2019 Në ora: 16:26
Dikur kryetar me emër, sot solli shalqin e pjepër nga arat e veta në Prishtinë!

Me dorën e vet e ka kultivuar shalqinin dhe pjeprin, që sot i solli në kryeqytetin e Kosovës. Është Ahmet Hysenaj-Petrova, ish kryetar i klubit të hendbollit ish Borci nga Ferizaj, në ligën e parë ish jugosllave, në kohën e okupimit kryetar i KH Kastriotit dhe disa vite pas lufte dhe pastaj edhe i KHF Kastriotit!  

“Punëtori i mirënjohur sportiv Ahmet Hysenaj - Petrova i cili shquhet edhe me epitetin e një biznesmeni të madh jo vetëm në Kosovë lir edhe ma gjerë, ka edhe një ta quajmë hobi personal, kultivimin e kulturave bujqësore në pronën e tij ne fshatin Petrovë shalqirit dhe pjepërit si adhurues i tyre i madh.

Mirëpo, e veçanta është se këto produkte nuk i shijon vetëm por me miqtë e biznesit dhe te sportit.

Sot në Prishtinë te “Kafet e rakisë” ai sot na qerasi me produktet e fermës së tij mua dhe vëzhguesin e hendbollit nga Vushtrria Fatmir Gubetinin.

Zoti ja shtoftë bereqetin...”, shkruan Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...