Shala godet rëndë: Ata që duhet të punojnë, krrokatin si sorrat nëpër tavolina të byfeve

Hendboll

Shala godet rëndë: Ata që duhet të punojnë, krrokatin si sorrat nëpër tavolina të byfeve

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2019 Në ora: 16:34
Shala godet rëndë: Ata që duhet të punojnë, krrokatin si sorrat nëpër tavolina të byfeve

Trajnerët janë të dobët në Kosovë në hendboll, kjo deklaratë e Afrim Rexhepit, ish hendbollist i mirënjohur, ka irrituar shumë Faruk Shalën, trajner i kampionit dhe fituesit të Kupës së Kosovës, Istogu (femrat), njëherësh edhe selektor i Kosovës U-19 (femrat). Shala ka reaguar ashpër, duke thënë se deklarata e Rexhepit është ofenduese për 30 trajnerët e licencuar nga EHF-i. 

“Kur njeriu lexon komentet e disa “ekspertëve” të hendbollit të cilët nuk janë askund as fizikisht por as me punën e tyre, mendon se ne po jetojmë në mars.

Rasti më i freskët ishte sot intervista e botuar në “Bota sot” me lojtarin Afrim Rexhepi i cili dikur paska luajtur në Borc të Ferizajt dhe më vonë si lojtar amator në Finlandë, por që tani e shumë vite nuk qenka aktiv. Vërejtja e tij se Kosova qenka kualifikuar në Kampionatin Botëror U21 me fat, është pasqyrë e nivelit të tij dhe sojit te tij që “krrokasin” si sorrat kur dikush arrin rezultat. Të jesh në mesin e 24 ekipeve më të mira botërore pas kalimit të dy rretheve kualifikuese IHF Trophy Europe dhe IHF Trophy Interconinental nuk është fat por punë, përkushtim dhe sukses historik.

Vërejtjet tij se është dashur të inkuadrohen edhe ekspert tjerë, është me vend, por emrat që i ka përmend sa kam informata kanë refuzuar për t’i marr kombëtaret në udhëheqje, kurse njëri prej tyre veç është përzgjedhës të femrat, Agron Shabani, ku unë bashkëpunoi në mënyrë të shkëlqyeshme me të, dhe është fat që e kemi në krye të Kombëtares së femrave. Më herët ishte edhe Llazari i cili bëri hapat e parë në ngritjen e kombëtareve. Nuk dua të hyjë se a kemi mundur të fitojmë ndonjë lojë më shumë në Botëror, por trajnerët janë munduar ta bëjnë më të mirën, por niveli i kombëtareve tjera ishte i lartë, për dallim me gjeneratën tuaj kur në garat e Republikave dhe Krahinave që organizoheshin çdo vit ishit të fundit me rezultate jo të mira.

Edhe me grupmoshat e reja të femrat ka ngritje edhe përkundër që në klube për shkak të kushteve dhe ekonomive të komunave nuk ka investime krahasuar kur ke luajtur ti dhe gjenerata e juaj, kur keni marr nga tri paga, banesa dhe të mira të tjera, tani punohet më shumë vullnetarisht, siç është edhe klubi im Istogu, vend ky që para 15 vjetësh nuk kishte skuadër të hendbollit, kurse qendrat tjera të mëdha kanë mbetur vetëm skelete, sepse ata që duhet të punojnë dhe të zbulojnë merren me sporte tjera më të rënda, duke krrokatur si sorrat nëpër tavolina të byfeve dhe lokaleve të ndryshme.

Derisa para 4 viteve vashat tona humbnin ndeshjet me nga 30 gola diferencë, tani p.sh. U19 të femrat gati të gjitha ndeshjet i ka humbur me nga 1 apo 2 gola dallim duke qenë konkurruese.

Kështu duhet shikuar rezultatet dhe nivelin, jo vetëm të deklaroi diçka kundër. Kolegu im Taip Ramadani te konkurrenca e meshkujve bëri histori me djelmoshat kosovar, sepse në kualifikimet për EURO 2020 arriti ta mund Izraelin, të barazon me Poloninë (në sekondën e fundit polakët barazuan, sa për dijen tënde, se me siguri se ke ditur as që zhvillohet ndeshja), paraqitje shumë e mirë kundër Gjermanisë para 7000 shikuesve çuditërisht nuk u vlerësua nga ju “kritikët” e hendbollit me asnjë fjalë, duke u munduar ti neglizhoni rezultatet e bëra, duke i hyrë në hak selektorit Ramadani dhe djelmoshave me plotë zemër të kombëtares.

Hendbolli si lojë ka ndryshuar me kohën tuaj, gjërat kane evoluar, Kosova ishte mbi 10 vjet nën aparteid, këtu ishte stagnimi, gjenerata e juaj shkuat në klubet amatore anekënd Evropës, kush nuk u interesua ta ndihmon sportin kosovar, të sjell një palë ndresa sportive, pesë topa të hendbollit, por ishit gjithnjë “kujdestar” për të dhënë deklarata neper gazeta e portale, por po harroni se viti i ka 12 muaj, dhe jo vetëm 15 ditë sa jeni në Kosovë, na shkruani edhe nga atje, na jepni kritika por edhe lavde për rezultatet e arritura mos u bëni te njëanshëm dhe të ngushtë, sepse hendbollin po e kultivojnë për të rinjtë, jo për të marr monopol, sepse në kushtet që punojnë ne, kjo është sakrificë.

Zotëri Rexhepi, unë si trajner i kualifikuar me licencë të EHF-it dhe si profesor i Edukatës Fizike, shpresoj që këto i ke thënë në tavoline të ndejës, ku normalisht fliten edhe gjëra që s’janë, por për konsum ditor apo javor, deri sa të ktheheni në vendin tuaj, e këtë ju si pedagog por edhe disa tjerë duhet të vetëdijesoheni dhe të përkrahni vendin tuaj për rezultate dhe ngritje sa më të mëdha, jo vetëm të kohës së Borcit por edhe të Kombëtares së Kosovës pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror që për ju ishte ëndërr, sikur do të jetë edhe për shumë gjenerata në të gjitha sportet ekipore në Kosovë.

Nuk është profesionale e as pedagogjike te ofendohen 30 trajner me licencë të EHF-së në këtë mënyrë, kam pas rastin të shoh disa komente, dhe deklarata të gazeta kombëtare ‘Bota sot’, te juve “ekspertëve'  të tilla cinike dhe ofenduese, por asnjëherë nuk pash ndonjë koment apo deklaratë inkurajuese për hendbollistet dhe hendbollistët, klubet dhe federatën që japin gjithçka nga vetja për të përfaqësuar në mënyrën sa më të duhur hendbollin dhe shtetin e Kosovës, edhe atëherë kur ato paraqitje apo ato rezultate meritojnë fjalë miradije, të respektohen e te çmohen”, thotë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat