Një derbi të femrat, asnjë të meshkujt

Hendboll

Një derbi të femrat, asnjë të meshkujt

Nga: K. Goca Më: 23 gusht 2019 Në ora: 12:50
Një derbi të femrat, asnjë të meshkujt

Në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, është hedhur shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës të femrat dhe të meshkujt. Në goglat që ka tërhequr Komisari i Garave i FHK-së, Istref Sadriu, te femrat veçojmë derbin mes Kastriotit të Ferizajt dhe Shqiponjës nga Gjakova.

Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu, ka punë të lehtë në hapje, ku ndeshen me Samadrexhën. Te meshkujt, Besa FamGas nga Peja, e nis misionin e mbrojtjes së titullit me sfidën kundër Trepçës në Mitrovicë, ndërsa fituesi i Kupës së Kosovës, Kastrioti ndeshet me Vushtrrinë.

Me 14-15 shtator, java e parë
Meshkujt

Kastrioti-Vushtrria             :                  :     
Trepça-Besa Famgas             :                  :     
Drita-Prishtina             :                  :     
Vëllaznimi-Llapi             :                  :     
Prizreni-Drenica             :                  :    

Femrat
Prishtina-Vëllaznimi
Jusuf Gërvalla-Ferizaj
Kastrioti-Shqiponja
Drita-Vushtrria 
Samadrexha-Istogu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat