Sukseset e para në Kupa Evropiane skuadrat tona i kishin në edicionin e dytë - Bota Sot
Sukseset e para në Kupa Evropiane skuadrat tona i kishin në edicionin e dytë

Hendboll

Sukseset e para në Kupa Evropiane skuadrat tona i kishin në edicionin e dytë

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 16:15
Sukseset e para në Kupa Evropiane skuadrat tona i kishin në edicionin e dytë

Sukseset e para në Kupa Evropiane skuadrat tona i kishin në edicionin e dytë pjesëmarrës, atë 2006\2007.
Kështu Vëllaznimi i Gjakovës (femrat) u bë klubi i parë që kaloi rreth të garave në kupa evropiane në hendboll.

Shorti caktoi që në rrethin e tretë të Kupës Sfiduese, Vëllaznimi të takohej me klubin nga Serbia, Kikinda. Klubi serb nuk pranoi përballjet e caktuara në terren neutral, përkundër shumë deklaratave politike në shtypin ditor të Serbisë. Vëllaznimi dhe FHK-ja ishin kategorik që ndeshjet duhet të zhvillohen nën siglën e akronimit KOS dhe jo KOS/SCG, si kerkonin nga Federata e Serbisë.Vëllaznimi i fitoi ndeshjet me rezultat zyrtar, 10:0, për të kaluar në 1\8 e finales.
Shorti deshi që në raundin e katërt Vëllaznimi prap të kishte përballë ekip nga Serbia, atë Naisa Nish. Por tani Naisa pranoi te ballafaqohet në terren neutral në Hungari dhe fitoi bindshëm të dy takimet. Gjithsesi hendbolli kosovar ishte fitues moral në atë situatë me ngarkesë të madhe politike.
Te hendbollistët në të njëjtin edicion, Besa Famiglia (tash Besa Famgas) e fitoi ndeshjen e parë në raundin e parë të Kupës së EHF-së. Besa fitoi në Pejë ndaj klubit izraelit, Maccabi Rishon Le Zion (28:27). Edhe ndeshja e dytë u luajt në Pejë, por Besa nuk përfitoi shumë nga kjo. Humbi me rezultat 37:33 dhe kështu lëshoi rast të madh për kalim të raundit.
Prej klubeve të meshkujve, raund garash për herë të parë kaloi Prishtina. Në debutim evropian, në edicionin 2007\08, Prishtina garoi në Kupën Sfiduese. Në raundin e tretë Prishtina kishte përballë skuadrën italiane, Junior Fasano. Në Itali, Prishtina pësoi me rezultat 27:26. Por në ndeshjen e kthimit në Prishtinë, të luajtur më 24 nëntor të vitit 2007, Prishtina fitoi me 28:17 dhe kështu avancoi. Të dhënat zyrtare thonë se ishin 2000 shikues në palestër, kurse përbërja e Prishtinës ishte kjo, në atë fitore të madhe: Veton Hajrizi, Dukagjin Azizi 4, Krenar Çela 1, Tafil Haxhiu 6, Goran Sazdovski 3, Aldrin Zekaj, Avni Istrefi, Hektor Dobroshi, Dritan Kadriu, Pleurat Avdiu, Arben Muqolli 4, Muhamed Maloku 3, Martin Klinqarov 7.

Në një ndeshje tjetër për mbamendje, Prishtina e kishte mposhtur Arkatronin bjellorus (37:36), por humbja e lartë në ndeshjen e parë i kishte pamundësuar të kaloj përtej 1\8 së finales. Ndeshja Prishtina – Arkatron ishte luajtur më 16 shkurt 2008, para plot 3000 shikuesve. Atmosfera ishte festive, në prag të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Festive ishte ndeshja dhe gëzimi pas saj ishte i madh.

Kështu skuadrat kosovare nisën me fitore në skenën evropiane. Ka pasur ngritje gradualisht dhe hapa tjerë priten në vazhdim. 
Për këtë edicion ndeshje të mëdha e suksese priten nga Besa Famgas e Kastrioti te meshkujt e pse jo edhe nga Istogu te femrat, ndonëse shorti nuk ishte i favorshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...