Elma shtegton në Belgjikë, Istogu e vajton! - Bota Sot
Elma shtegton në Belgjikë, Istogu e vajton!

Hendboll

Elma shtegton në Belgjikë, Istogu e vajton!

Nga: K. G. Më: 29 gusht 2019 Në ora: 16:54
Elma shtegton në Evropë, Istogu e vajton!

Hendbollistja më e mirë, Elma Kameri, shkon në Belgjikë, kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Istogu, e vajton. Istogu ka një mijë arsye që të mërzitet sepse i largohet prej lojtareve më të mira, reprezentuesja e Kosovës.   

“Elma Kameri transferohet ne Belgjikë. Hendbollistja më e mirë e Kosovës Elma Kameri është transferuar në Superligen e Belgjikës te skuadra DHW United Antwerpen.

Pasi qe me Istogun ka fituar gjithçka që mund të fitohet në hendbollin Kosovar, si dy herë rresht Kupën e Kosovës, dhe titullin kampion i Kosovës, pjesë e 16 skuadrave më të mira në Evropë në kupën Challenge Cup, me Istogun është shpallur golashënuesja më e mirë në Kosovë, tri here beku i majtë më i mirë i Kosovës dhe dy herë rresht hendbollistja më e mirë e Kosovës, duke qenë anëtare e rregullt e përfaqësueses së Kosovës dhe është paraqitur për te gjitha gjeneratat. Elma Kameri ishte kapitenja e dytë te Istogu pas Albina Rugovës.

KHF Istogu tani është skuadra më e mirë në Kosovë fal edhe hendbollisteve me të mira qe ka pasur si Elma Kameri dhe shoqet e tjera, është klub që ka transferuar hendbolliste nga liga të forta, nga klube dhe shtete kampione evropiane, por që tani po dëshmon qe ka lojtare qe nga Istogu transferohen në vende te Evropës.

KHF Istogu, bordi udhëheqës, bashklojtaret dhe stafi i trajnerëve, dhe adhuruesit e klubit falënderojnë Elma Kamerin për gjithë kontributin e dhënë për klubin tone është njëra ndër më meritoret për të gjitha të arriturat e Istogut. 

Ne jemi krenarë që për shumë vite pjesë e Istogut ka qenë hendbollistja më e mirë në vend ku së bashku ndërtuam një skuadër model. Elma Kameri paç fat dhe të priftë e mbara”, bëhet e ditur nga KH Istogu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...