A janë në dijeni Kaçaniku dhe Mujka se kah po shkon Trepça? - Bota Sot
A janë në dijeni Kaçaniku dhe Mujka se kah po shkon Trepça?

Hendboll

A janë në dijeni Kaçaniku dhe Mujka se kah po shkon Trepça?

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2019 Në ora: 16:52
A janë në dijeni Kaçaniku dhe Mujka se kah po shkon Trepça?

Me renome të madhe klubi i hendbollit Trepça nga Mitrovica, është as në tokë e as në qiell, madje nga vet Mitrovica raportohet se është çështje kohe edhe kur mund të shuhet klubi!

Të shuhet një klub me një histori të lavdishme do të ishte turpi më i madh për një qytet siç është Mitrovica, qytet i traditës sportive, që ka dhënë emra të mëdhenj të hendbollit! Emra që sot mburren ende Kosova, siç janë Aziz Makiqi, Basri Tupella (i zhdukur në kohën e luftës) etj.  

Mjerimi më i madh është që ende nuk dihet se a do të mbijetojë klubi apo do ta çojë edhe Flamurin e bardhë. Edhe tifozët me të zjarrtë “Torcida 1984” janë të shqetësuar se si po rrjedhin gjërat në klub dhe iu ka hyrë në palcë frika se po shuhet një klub me traditë të madhe, që dikur dridhnin edhe rangjet ish jugosllave.  Rexhep Kaçaniku, kryetar i KH Trepça dhe Faruk Mujka, me sa e dimë ende është nënkryetar, a kanë dijeni se po shkon klubi drejt shuarjes apo a ka kush forcë që i shpëton.  

Nga këta dy burra të hendbollit presin edhe përgjigje jo vetëm qyteti i ‘Minatorëve’, se çfarë po ngjan me këtë klub dhe kah po shkon, të paktën ta sqarojnë opinionin.

Faruk Mujka, është një djalosh që gjithmonë ka qenë përkrah Trepçës dhe ai sigurisht se mund ta dij pse janë ardhur Trepça në këtë pozitë. Mëkat i madh ku është Trepça! Kaçaniku dhe Mujka, të paktën me at kryesi që kanë nëse është funksionale, që të tregojnë po falimenton apo po shpëton KH Trepça! E kanë një obligim moral si njerëz të hendbollit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...