Shtatë përforcime, KHF Ferizaj po e kthen krenarinë e qytetit!

Hendboll

Shtatë përforcime, KHF Ferizaj po e kthen krenarinë e qytetit!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2019 Në ora: 10:48
Shtatë përforcime, KHF Ferizaj po e kthen krenarinë e qytetit!

Klubi i hendbollit Ferizaj (femrat) është përforcuar me shtatë hendbolliste me përvojë dhe pretendojnë që të luftojnë edhe për trofe.

Përforcimet e fundit, që sipas burimeve, nuk do të janë edhe të fundit, paralajmërojnë se debutuesja do të jetë një ekip shumë e fortë në elitën e hendbollit dhe paralajmërojnë që ta kthejnë edhe krenarinë e hendbollit në qytet, sidomos te femrat.

Madje në kryesi të klubit i kanë përfshirë edhe disa ish hendbolliste që kanë respektin në qytet dhe bashkërisht synojnë që të bëjnë një ekip për lakmi.

“Përforcime e reja për klubin e hendbollit Ferizaj: Kaltrina Beka, Nadica Trajkovska, Albulena Kelmendi, Meri Giçeva, Albulena Basha, Lina Trenoska dhe Shpresa Fazlija”, bëhet e ditur nga KHF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat