Humbje e rëndë e Istogut sa s'bën më në Bjellorusi - Bota Sot
Humbje e rëndë e Istogut sa s'bën më në Bjellorusi

Hendboll

Humbje e rëndë e Istogut sa s'bën më në Bjellorusi

Nga: K. Goca Më: 13 shtator 2019 Në ora: 19:24
Humbje e rëndë e Istogut sa s

Istogu nuk i rezistoi aspak skuadrës bjelloruse, Gomel, duke pësuar humbje të rëndë me rezultat 45:13, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të kualifikueseve për EHF Cup në hendboll (femrat).

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, qysh sot i ka humb shpresat për të bërë më shumë, por që duhet në sfidën e nesërme (e kthimit), që luhet po në Gomel, me marrëveshje të klubeve, të kërkojë një humbje me të ngushtë.

Humbje që padyshim ka djersitur edhe Shalën, por që vështirë ka qenë të ndalet Gomel shumë i mirë në çdo aspekt. Te skuadra e Istogut më efikasja ka qenë Esma Muratoviq me 7 gol, pastaj Suzana Ujkiq realizoi 3 gola, Albina Rugova 2 dhe Natalija Milatoviq 1.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...