Çfarë shkruan FHK-ja për humbjen e Istogut në Gomel?

Hendboll

Çfarë shkruan FHK-ja për humbjen e Istogut në Gomel?

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 10:45
Çfarë shkruan FHK-ja për humbjen e Istogut në Gomel?

Hendbollistet e Istogut nuk kanë mundur të bëjnë shumë në ndeshjen e parë që e luajtën në Bjellorusi. Përkundër angazhimit, kampioni jonë të premten humbi nga Gomeli i Bjellorusisë me rezultat të lartë, 45:13. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:7 për Gomelin.

Ndeshja është luajtur në Gomel të Bjellorusisë para rreth 800 shikuesve.

Kjo ishte ndeshja e parë e rrethit të parë të Kupës së EHF-së. Ndeshja e dytë luhet të shtunën nga ora 16:00. Istogu për herë të parë po paraqitet në Kupën e EHF-së.

Dy herë ka luajtur në Kupën Sfiduese, ndërsa vjet kaloi një kundërshtar dhe zuri vend në mesin e 16 më të mirëve të kësaj gare. Kupa e EHF-së është nivel më i lartë, ndërsa Istogu nuk ka patur fat në short, duke u përballur me klubin e fuqishëm bjellorus, shkruan FHK.

Gomel – Istogu 45:13 (22:7)
Istogu: Ujkiq 3, Milatoviq, Gashi, Shatri, Muratoviq 8, L. Zogaj, D. Zogaj, Rugova 2, Shehdadi, Fejzaj, F. Rexhaj, Halitaj, D. Rexhaj, V. Rexhaj, Ahmetxhekaj, Hetemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat