Ky njeri, a ka çfarë të thotë, që i din të gjitha etapat e Kastriotit! - Bota Sot
Ky njeri, a ka çfarë të thotë, që i din të gjitha etapat e Kastriotit!

Hendboll

Ky njeri, a ka çfarë të thotë, që i din të gjitha etapat e Kastriotit!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:41
Ky njeri, a ka çfarë të thotë, që i din të gjitha etapat e Kastriotit!

Duket si i heshtur Reshat Jashari, por një ditë mund edhe të shpërthejë edhe të tregoj shumëçka për të gjithat etapat e klubit të hendbollit Kastriotit nga Ferizaj, është fjala për periudhën e pasluftës. Ose si thonë në fjalë mund t’i hap edhe letrat!

Një kohë ishte sikur hije, iu kishte blerë edhe fanella për KHF Kastriotin dhe askush nuk ia kishte përmendur emrin, në vitet e pasluftës. Pas një periudhë bëhet edhe kryetar i klubit dhe u largua pas një kohe pothuajse të shpejt!  

Reshatit asnjëherë nuk i ka interesuar t’i përmendet emri, por gjithmonë e mundon pse Kastrioti nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm kur luftonte për tituj, i solli katër tituj rresht në vitet e pasluftës.

Ai ka një pezmatim të madh në përgjithësi të hendbollit të Kosovës, sepse nuk iu beson as syve as veshëve kur sheh në palestër pak shikues, as baballarët e as nënat e lojtareve, e dhimbshme apo jo. Reshati njihet si nga njerëzit që kur e thotë e thotë troç!

Jo vetlm KHF Kastrioti që nuk e kënaq por as një ekip në përgjithësi në Kosovë, sepse e do një hendboll më ndryshe, të nivelit. Ky njeri, i hshtur, një ditë dikë do të bëjë për pesë pare!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...