Llazari sulmon ashpër Nebih Zariqin! - Bota Sot
Llazari sulmon ashpër Nebih Zariqin!

Hendboll

Llazari sulmon ashpër Nebih Zariqin!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2019 Në ora: 15:18
Llazari sulmon ashpër Nebi Zariqin!

Ish selektori i kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), Alfred Llazari, nuk u përmbajt dot, ka reaguar në një koment të presidentit të klubit Prishtina (femrat), Nebih Zariqi.

Presidenti i KHF Prishtina, pas humbjes së Istogut në takimin e parë me rezultat 45:13 (Cup EHF), kur kishte komentuar kësisoj: “Mu kujtua kënga ‘Oj lulia jonë me limona...’. Mjaftë më, ka kaluar koha kur kishim nevoje për t’marr pjesë derisa u pranuam në EHF dhe IHF”.

Llazari ka reaguar ashpër dhe sipas tij, nuk e ka ndje vetën mirë kur ka parë një koment të tillë nga një president i një klubit me renome dhe ish nënkryetar i FHK-së.

“Ne jemi këta, që e komentojmë dhe i gëzohemi për disfatën e KH Istogut edhe nga kush? Një ish nënkryetar i FHK-së, si dhe kryetarit të KH Prishtina që nuk i përket nëse nuk gaboj se ishte deklarata e Nebi Zariqit. Për një klub i cili është formua pas lufte pa kurrfarë tradite e që arrin që të bëhet kampion, si dhe fitues i kupës e të merr pjesë në gara ndërkombëtare, pra klubeve me histori e traditë shumëvjeçare, ku është edhe KH Prishtina. Edhe pse i ka gjitha predispozitat që të bëhet një klub i madh pasi që Prishtina disponon disa palestra, konviktin e studentëve, e shumë e shumë kuzhina ku mund të bëhet një qendër e fortë e hendbollit. Kryetari i gëzohet disfatës së një klubi të ri e pa eksperiencë ndërkombëtare, por për Kosovë është një klub i pamposhtur.

Unë si ish selektori i Kosovës, më shumë gjëra kam qenë i njoftuar por edhe disa gjëra edhe vet i kam vërejt dhe normal i kam bë kritikat të cilat shumë kujt nuk i kanë pëlqyer, nuk mbahen klubet sa të jenë gjallë apo me infuzion sa të gjallërojmë, ku është edhe KH Prishtina edhe pse i ka mundësitë e hatashme e jo me u marr me KH Istogun i cili po dëshmon se duket si klub i organizuar që edhe vet rezultatet tregojnë si një klub i ri dhe ende pa ndonjë eksperiencë, sidomos kur e dimë që as palestrën nuk e disponon, kështu që pavarësisht prej rezultatit për KH Istogu është një sukses shumë i madh”, tha Llazari për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Më tutje Llazari ka përmendur edhe kombëtaren: “Por ne jemi këta, i gëzohemi disfatës se nuk dimë ta lavdërojmë suksesin edhe pse ka pas sikurse Kosova U-21 , sikurse suksesi i Kosovës A me një superfuqi siç është një Poloni e shumë gjëra të mira për të cilat ne nuk kemi ndjenja për shkak se për ne është disfata kënaqësi, edhe pse z. Nebi Zariqi nuk është i vetmi ka edhe shumë të tjerë”.

Llazari ka pyetur çka nëse kishte fituar Istogu? “Po sikur të kishte pas fat KH Istogu e t’i fitoj kundërshtarët më të dobët se sa bjelloruset me kualitet të madh. E të bënte fitore me siguri se kishin mungua lavdet e komentet. Në bord ka edhe asi që nuk e din edhe pse janë aty se nuk e din se çka është detyra e tyre përpos që t’i janë lojal kryetarit të federatës. Suksesi është edhe më i madh kur e dimë që vite me radhë për shkak të mungesës së palestrës, gjithmonë si mysafir e kur si vendas i fiton gjithat”, përfundoi Llazari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...