KHF Vushtrria, Prishtina dhe Ferizaj e nisin me këmbë të mbarë

Hendboll

KHF Vushtrria, Prishtina dhe Ferizaj e nisin me këmbë të mbarë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2019 Në ora: 16:27
KHF Ferizaj, debutues

Në konkurrencën e femrave në elitën e hendbollit të Kosovës, disa skuadra e nisën me këmbë të mbarë dhe paralajmërojnë se do të luftojnë për katërshen e parë. KHF Vushtrria, Prishtina, Ferizaj dhe Istogu (kampion në fuqi), vlerësohen skuadra që pretendojnë katër pozitat e para, pa përjashtuar edhe ndonjë ekip tjetër.

Vushtrria bëri lojë të mirë në hapje dhe pa telashe e mposhti Dritën në Gjilan me 36:9, ndërsa Prishtina me një lojë jashtëzakonisht të mirë e mposhti me 39:26 Vëllaznimin nga Gjakova. Debutuesja e elitës, që nga themelimi (një vit), nuk njeh humbje ka 17 fitore rresht, e mposhti si udhëtuese edhe “Jusuf Gërvallën” me 32:21. “Vazhdojmë me fitore!

“Ishte loja e parë në Superligen e Kosovës.
KHF Ferizaj e filloj startin e kampionatit me fitore ndaj KHF Jusuf Gërvalla me rezultat 32:21 si mysafir.

Kjo ishte fitorja e 17 me rend pa asnjë humbje prej formimit të klubit të ri. Shpresojm që ky sukses të vazhdoj deri në fund kampionatit. Forca KHF Ferizaj”, shkruan nga KHF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat