Kosova para sfidave me Slloveninë dhe Gjermaninë

Hendboll

Kosova para sfidave me Slloveninë dhe Gjermaninë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:25
Shabani

Synimi kryesor i Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Gjermanisë është zhvillimi i mëtejmë i ekipit kombëtar. Ndaj dy kombëtareve të mëdha evropiane, kombëtarja jonë synon të bëjë rezistencë të madhe deri në fund, duke ditur cilësinë dhe përvojën e kundërshtarëve.

Selektori Agron Shabani të mërkurën (sot) nis punën me hendbolliste për dy takimet e para të fazës së dytë kualifikuese për "Euro 2020". "Si çdo herë, unë nisem nga parimi që të bëjmë një hap para në realizimin e planit tonë i cili është i përcaktuar në disa vite. Pres të shfaqim më shumë se herat tjera. Jemi më të kompletuar, kemi emra të rinjë në kombëtare. E kemi Albana Arifin e cila ka kohë që mezi pret lojën e parë zyrtare me kombëtaren, e motivuar maksimalisht që të jap kontributin e saj.

Është edhe Marijeta Lekaj nga Kroacia, Meltem Ylberi nga Zvicra që shpresoj se do të japin ndihmë të madhe për kombëtaren. Kemi Veronika Kastratin, lojtare e re me perspektivë që luan në Norvegji", ka thënë selektori Shabani.

Kombëtarja jonë më 26 shtator luan në Maribor me Slloveninë kurse më 29 shtator takohemi me Gjermaninë në Prishtinë.

"Kemi përballë dy kundërshtarë të nivelit të lartë evropian. Jemi të vetëdijshëm se do të jetë vështirë, por synimi është të prezentohemi sa më mirë, të bëjmë rezistencë sa më të madhe. 

Planet janë të afrojmë lojtare me kualitet nga diaspora dhe të kemi bazë sa më të madhe të lojtareve cilësore në Superligën tonë. Kjo arrihet me punë më profesionale nëpër klube. Me kontributin e të gjithave, lojtareve nga diaspora dhe të klubeve tona, shpresoj shumë se do t'ia arrijmë qëllimi", thotë Agron Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat