Gjinovci: Nuk jetohet me të kaluarën 

Hendboll

Gjinovci: Nuk jetohet me të kaluarën 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2019 Në ora: 15:49
Gjinovci: Nuk jetohet me të kaluarën 

Nuk po i shkruhet mirë hendbollit në konkurrencën e meshkujve në Kosovë. Dy klubet si Trepça nga Mitrovica dhe Drenica nga Drenasi janë tërhequr nga Superliga dhe do t’i vazhdojnë garat në ligën e parë, ndërsa shkaku i këtij çrregullimit të garave u shty edhe kampionati sërish, kësaj radhe për 28 shtator. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci,  ka folur për gjendjen që po kalon aktualisht ky sport dhe se si do të duket tani elita e hendbollit.

“Kampionati fillimisht ka qenë dashur të nisë me 14/15 shtator, mirëpo, për shkak se dy - tri klube nuk ishin të gatshme për shkaqe kryesisht financiare por edhe organizative Bordi mori vendim të shtyhet për një javë. Mirëpo, pasi Superliga tani numëron 8 skuadra (Trepça dhe Drenica do të garojnë në Ligën e Parë) dhe kampionati do të përfundonte shumë herët, FHK vendosi që kampionati të nis me 28/29 shtator, në  mënyrë që ai të zgjas deri në fillim të dhjetorit, pasi dihet se Kombëtarja e meshkujve zhvillon turneun kualifikues për Botëror në janar të vitit 2020.

Por, këtë edicion të garave FHK ka numër rekord me 30 vitet e fundit të skuadrave në gara gjithsej 39 prej tyre, 20 të femrave. Është vërtet se klubet po përballen me vështirësi financiare por edhe të kuadrove (15 lojtarë braktisën Kosovën dhe tani luajnë në shtetet evropiane), me siguri jemi më mirë se mendojnë apo dëshirojnë të jem disa “dashamirë të hendbollit””, thotë Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Shihet se shumë klube janë në krizë, shkak i kësaj edhe Trepça heq dorë nga Superliga, a është edhe një dëm i madh për hendbollin?

“Çdo skuadër me traditë kur e humb statusin është e dhimbshme, mirëpo, nuk jetohet me të kaluarën, Trepça për shkaqe financiare dhe organizative sikurse shumica e klubeve sportive nga Mitrovica është në gjendje të palakmueshme, FHK ka bërë maksimumin për të, por fatkeqësisht komuna dhe kryesia e bizneset e Mitrovicës nuk e ndihmuan sa duhet. E dhimbshme, megjithatë shpresoj se mitrovicasit do të rikthehen por fillimisht do të organizohen”, ka thënë Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat