Kastrioti gjunjëzon Borecin

Hendboll

Kastrioti gjunjëzon Borecin

Nga: K. G. Më: 21 shtator 2019 Në ora: 18:24
Kastrioti veteranët

Veteranët e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, e gjunjëzuan me rezultat 21:18 Borecin nga Velesi i Maqedonisë së Veriut, në sfidën revyale që u zhvilluan në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Image

Kasim Kamenica, Adem Bislimi dhe Ahmet Petrova

Ahmet Hysenaj-Petrova, ish kryetar shumëvjeçar i KH Kastriotit dhe ish Borcit, shprehet i lumtur për këtë takim, si dhe që ishte i pranishëm edhe ish portieri i mirënjohur Kasim Kamenica dhe aktualisht trajner.

Ndeshja ishte mjaft e mirë edhe pse rezultati ishte në plan të dytë. Ferizajasit dhe ekipi nga Velesi, vazhdojnë bashkëpunimin e mirë mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat