Basha: Me Ferizajn do të fitojmë trofe!

Hendboll

Basha: Me Ferizajn do të fitojmë trofe!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2019 Në ora: 14:24
Basha: Me Ferizajn do të fitojmë trofe!

Ferizaj, klub që nuk ka më shumë se një vit që është themeluar nga disa entuziast, por për një kohë rekorde është ngritur në elitën e hendbollit të Kosovës (femrat), duke iu falënderuar punës së trajnerit Samit Çerkini, i ndihmuar nga Xhavit Morina!  

Image

Klub që shënon rekordin në kampionat, 17 ndeshje pa humbje apo 17 fitore rresht, një rekord për hendbollin tonë dhe që është bërë krenari e qytetit. Hendbollistja gjakovare me përvojë, Albulena Basha, pas një kohe kthehet në qytetin e hendbollit, por jo në KHF Kastrioti por në KHF Ferizajn, që po befason të gjithë edhe me organizim dhe është shembull për të gjithë! Basha zotohet se me lojtare tjera me përvojë dhe të tjerat të rejat e të talentuara, do t’i sjellin trofe këtij ekipit të ri dhe do të fitojnë simpatinë e një numrit të madh të tifozëve!

“Ajo që më shtyri që sërish të kthehem në Ferizaj, është edhe një arsye e fortë. Rikthimi që më shtyri është grumbullimi i lojtareve që jemi të një gjenerate”, thotë Basha për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në klubin e ri e simpatik punohet me përkushtim, me një kryesi të vyeshëm dhe në një mjedis ku ka rend e rregull dhe korrektësi.  Basha tha se janë të lumtur që e nisën edicionin me fitore dhe si mysafire me rezultat 31:22 ndaj KHF “Jusuf Gërvallës”. “Synimet? Mendoj që secili ekip që futet në fushë edhe mendon për fitore dhe për trofe, po ashtu këto janë synimet e Ferizajt”, nënvizoi hendbollistja prej më të mirave në vendin tonë.  A mendoni se Ferizaj do të ketë forcë që t'i sfidojë Istogun dhe Vushtrrinë? “E gjitha do të varet nga përgatitja dhe disponimi i cili mbizotëron në ekip”, përgjigjet Basha. A është liga shumë më e fortë me Ferizajn? “Mendoj de do të jetë interesante, por nuk rëndësi a është e fortë apo e dobët, rëndësi ka që secila lojë që bëjmë të jetë e mirë dhe e fortë si për ne po ashtu edhe për shikuesit”, ka thënë Basha.

Gjakovarja është në formë të mirë, e cila premton maksimumin për klubin ferizajas, por flet edhe për formën e ekipit: “Kjo mbetet të shihet gjatë lojëve, rezultati që do ta tregojmë do të tregon formën tonë. Unë mendoj që përvoja është shumë e rëndësishme gjatë lojëve, e cila do të na ndihmoi padyshim”. Ferizaj përgatitet për sfidat e radhës për fitoret e radhës.

Atmosfera është e shkëlqyeshme, një optimizëm dhe të gjithë punojnë për një dhe një për të gjithë, që janë shndërruar në krenari të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat