Shabani: Përballemi me një kundërshtare shumë të fortë në Maribor! - Bota Sot
Shabani: Përballemi me një kundërshtare shumë të fortë në Maribor!

Hendboll

Shabani: Përballemi me një kundërshtare shumë të fortë në Maribor!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2019 Në ora: 16:50
Shabani: Përballemi me një kundërshtare shumë të fortë në Maribor!

Kombëtarja e Kosovës është para sfidave shumë të vështira, të parën do të luajë në Maribor kundër Sllovenisë (me 26 shtator, në orën 18.00) dhe të dytën, me Gjermaninë në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë (me 29 shtator, 19.15), në kuadër të grupit 3 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në hendboll (femrat).

Kosova është në grup me gjermanet, sllovenet dhe bjelloruset, grup shumë i fortë! Për nivelin e kombëtareve tjera është i vetëdijshëm edhe selektori i Kosovës, Agron Shabani, i cili si synim e ka të kenë paraqitje sa më dinjitoze. Për herë të parë do të debutojë edhe Albana Arifi, një hendbolliste cilësore.  

Kosova sot ka arritur në Maribor, ndërsa selektori tha se kushtet janë shumë të mira. “Jemi mysafirë! Kemi bërë analizat e kundërshtares, kemi një kundërshtare shumë të fortë, me lojtare me eksperiencë, që luajnë në ekipe të forta, të cilat lojtare kanë marrë pjesë edhe në Kampionatin Botëror. Në Maribor kemi ardhur me një qëllim, me bë lojë të mirë.

Frikë nuk kemi dhe shpresoj se vajzat do të japin maksimumin”, tha Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Për dallim nga ndeshjet e kaluara Kosova është më e kompletuar për sfidën me sllovenet dhe gjermanet. “Jemi më të kompletuar se më herët, me shpresë se do të bëjmë lojë të mirë, me i bë ballë sa më shumë kundërshtares që mos ta kenë lehtë”, theksoi ai. Shabani tregon se nga cila lojtare sllovene do të jetë rreziku më i madh: “Rreziku më i madh është nga lojtarja me numër 6-të, Ana Gros, që luan bek i djathtë, që ka qenë shënuesja më e mirë në kampionatin francez,  po ashtu edhe lojtaret tjera janë të gjitha të një niveli të lartë, që luajnë në ligat evropiane dhe është ekip kualitative, plus luajnë si vendas kundër nesh”, nënvizoi Shabani. Ndeshja zhvillohet në sallën sportive “Ljudski Vrt Lukna” në Maribor, kurse gjyqtarë janë Marina Duplii dhe Iryna Tkachuk nga Ukraina, ndërsa vëzhgues Pero Mariç nga Bosnja dhe Hercegovina. Shabani flet edhe për përforcime të reja: “Jemi kompletuar në krahasim me ato ndeshjet tjera, sepse një kohë nuk kishte të drejtë loje Albana Arifi, po ashtu jemi përforcuar me Meltem Ylberin, Marijeta Lekajn, Veronika Kastratin e kombëtares U-19 dhe Alberina Halitaj e Kosovës U-19. Nuk kemi qenë komplet prej ditës së parë, tri stërvitje e fundit ishim komplet, sepse disa lojtare munguan për shkak të obligimeve ndaj punës dhe shkollës që kanë në diasporë.

Vajzat që ishin prezent kanë punuar me intensitet dhe janë të motivuar për këto dy sfida”, tregon Shabani.

Pas ndeshjes me Slloveninë Kosova luan në kryeqytet me Gjermaninë. Cila sfidë është më e vështirë me Slloveninë apo Gjermaninë? “Në bazë të analizave që kemi bërë, më vështirë do ta kemi me Gjermaninë.  

Si trajner shpresojmë më të mirën, një prezantim më të mirë se herave tjera, jemi më të kompletuar dhe të vetëdijshëm për kundërshtaret, thuajse hera e parë që luajmë të kompletuar si ekip, pa lëndime dhe është një përvojë e mirë.

Po ashtu presim edhe për lojën në Kosovë me Gjermaninë që të kemi publikun në numër të madh edhe mbështetjen e dashamirëve të hendbollit, të bëjmë një lojë të mirë dhe një spektakël të hendbollit”, deklaroi Shabani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...