Kosovë - Gjermani, ndeshja mbyllet me rezultat bindës

Hendboll

Kosovë - Gjermani, ndeshja mbyllet me rezultat bindës

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 22:18
Pamje nga ndeshja

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave është mposhtur thellë me rezultat 15:34 nga Gjermania në ndeshjen që u zhvillua në Pallatinë e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian.

Vashat tona përkundër që përballë kishin një rival shumë shumë të fortë siç është Gjermania u mbajtën bukur shumë në pjesën e pare duke dhënë sinjale se nëse vazhdohet me punë të madhe, në një të ardhme të afërt mund të jenë rivale të denja në këto kompeticione.

Në pjesën e parë të përzgjedhurat tona u mbajtën bukur mirë edhe pse kjo periudhë u mbyll me 6 gola epërsi për gjermanet.

Pjesa e dytë solli një dominim të plotë Gjermanisë e cila fal edhe përgatitjes më të mirë fizike vetëm sa vinte e e shtonte epërsinë, duke bërë që rezultati përfundimtar të jetë 15:34 për Gjermaninë.

Të kujtojmë se për Kosovën kjo ishte ndeshja e dytë në këto eliminatore dhe humbja e dytë, pasi në takimin e parë u mund nga Sllovenia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat