Besa Famgas e ka filluar me fitore bindëse - Bota Sot
Besa Famgas e ka filluar me fitore bindëse

Hendboll

Besa Famgas e ka filluar me fitore bindëse

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 13:11
Besa Famgas e ka filluar me fitore bindëse

Besa Famgas e ka filluar me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të martën në Mitrovicë, në ndeshjen e fundit të javës së parë, kampioni aktual Besa fitoi ndaj Trepçës me rezultat 38:23.

Mitrovicasit janë organizuar vonë për këtë edicion, por po planifikojnë paraqitje më të denja në vazhdim të kampionatit. Ndaj Besës,Trepça është mbajtur pak më mirë në pjesën e parë, por në të dytën ekipi pejan ka dominuar plotësisht dhe ka rritur vazhdimisht epërsinë.

Besa ua ka dhënë rastin të gjithë lojtarëve në këtë ndeshje. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 17:11 për Besën.
Ndeshjet tjera të javës së parë janë luajtur të shtunën e të dielen.

Trepça – Besa Famgas 23:38 (11:17)

Trepça: Buqinca, Terziqi, Shala, Cimili 4, Shabani 7, Nimani 1, Beqiri, Sejdijaj, Qabra, Voca, Maxhera 4, Zhuri 3, Mujka, Neziri 4

Besa Famgas: Idrizi 2, Gjuka 5, Jupa 4, J. Muqolli 2, Tahirukaj 8, Y. Muqolli 2, Ramosaj 2, Vokshi 2, Kukrika 1, Prce 5, Visoka, Kouri 4, Mushkolaj 1, Luzha, Mihaljeviq, Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...