Besa nuk pritet të ketë telashe 

Hendboll

Besa nuk pritet të ketë telashe 

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 18:36
Besa nuk pritet të ketë telashe 

Katër ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), luhen të shtunën (nesër). Ndeshja e parë luhet në Pejë në mes të Besa Famgas dhe Dritës, nga ora 15:00.

Kampioni aktual, Besa, nuk pritet të ketë telashe për të arkëtuar dy pikë të reja. Nga ora 17:00 është takimi Prishtina – Vëllaznimi, kurse skuadra prishtinase është favorite.

Dy ndeshje tjera luhen nga ora 19:00 dhe pritet të ketë rivalitet më të madh. Vushtrria e pret Drenicën, kurse Llapi takohet në Podujevë me Prizrenin.

Skuadrat vendase janë favorite dhe presin fitoren, me përjashtim në Vushtrri dhe në Podujevë mund të kemi rivalitet mes ekipeve. Kastrioti - Trepça luhet më 9 apo 10 tetor për shkak të ndeshjeve evropiane të Kastriotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat