Sërish dridhet Serbia, para një ore policia e Kosovës ndal edhe dikë tjetër në kufi!

Hendboll

Sërish dridhet Serbia, para një ore policia e Kosovës ndal edhe dikë tjetër në kufi!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2019 Në ora: 18:19
Foto nga ora 12.00 në Jarinje, kur u ndal Zvezda

Cërvena Zvezda e Beogradit, klubi më i urryer në Ballkan në futboll, para orës 12.00 të ditës së sotme, është ndal nga policia e Kosovës dhe është kthyer pas, nga kishte ardhur, për në Beograd. Zvezda nuk u lejua të futet në shtetin e Kosovës,  për të zhvilluar ndeshjen ilegale kundër Trepçës fantome në kuadër të Kupës së Serbisë.

Image

Rreth orës 16.55, në kufirin në Brnjak, policia e Kosovës tregon autoritetin e saj, kthen pas edhe klubin e hendbollit Topliçanin (meshkujt) nga Prokuplja.

“Sot, në Brnjak ka arritur furgoni me shofer Miodrag Zhugiq, i lindur me 30 mars të vitit 1997, në Prokuplje. Në furgon kanë qenë 17 pasagjerë.

Kur i pyetën se ku po shkoni, ata u përgjigjën: Në një ndeshje sportive të hendbollit, klubi Topliçanin nga Prokuplja, për të luajtur një ndeshje të ligës së parë të Serbisë me Mokra Gorën nga Zubin Potoku.

Ata u kthyen  në kufirin e Brnjakës”, bëhet e ditur për gazetën kombëtare "Bota sot", nga burimet tona, të afërta me Federatën e Hedbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat