Rashford ka shënuar tri gola por asnjëra nuk ka qenë në pesë paraqitjet e fundit, transmeton KosovaPress.

Hendboll

Rashford ka shënuar tri gola por asnjëra nuk ka qenë në pesë paraqitjet e fundit, transmeton KosovaPress.

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 14:08
Foto Ilustrim

Plot katër ndeshje të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen të shtunën (nesër). Në tri prej ndeshjeve skuadrat mysafire llogariten favorite.

Kampioni aktual, Besa Famgas e hap javën e tretë me ndeshjen që e luan në Gjakovë ndaj Vëllaznimit. Kjo ndeshje fillon në ora 14:30. Klubi pejan nuk pritet të ketë vështirësi të mëdha për të shënuar fitore të re.

Dy ndeshje tjera zhvillohen nga ora 18:00. Në Gjilan takohen Drita e Kastrioti i Ferizajt, kurse në Prizren luajnë Prizreni e Prishtina. Rivalitet më i madh pritet në takimin Drenica – Llapi, që luhet po të shtunën nga ora 19:00.

Ndeshja më interesante e javës megjithatë pritet të jetë ajo që luhet të dielen nga ora 17:00 në Mitrovicë. Takohen Trepça e Vushtrria, që gjithnjë tregojnë hendboll të mirë dhe rivalitet sportiv në ndeshjet mes tyre.

Edhe në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e tretë. Të shtunën është ndeshja Rahoveci – Samadrexha (19:00), kurse të dielen janë takimet Lepenci – Vjosa (12:00) dhe Deçani – Zhegra (13:30). Dukagjini e KEK-u do të përballen të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat