Trepça merr dy pikë në Ferizaj

Hendboll

Trepça merr dy pikë në Ferizaj

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 22:18
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të mërkurën ndaj Kastriotit në Ferizaj. Mitrovicasit fituan me rezultat bindës, 48:25, kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat18:13 për Trepçën.

Për Kastriotin në këtë takim u paraqitën vetëm hendbollistë të rinjë që nuk mundën t’iu bëjnë ballë lojtarëve mitrovicas. Ishte kjo ndeshje e shtyrë e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Takimi ishte shtyrë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Kastriotit.Trepça shënoi fitoren e parë, kurse Kastrioti pësoi humbjen e parë.

Kastrioti – Trepça 25:48 (13:18)

Kastrioti: Tafarshiku 5, Selmani 7, Brahimi 3, J. Azemi, A. Azemi 1, Bytyçi 3, Qerimi 5

Trepça: Buqinca, B. Terziqi, Voca, K. Terziqi, R. Shabani 6, Neziri 13, Mujka, Zhuri 8, Maxhera 7, Qabra 1, Sejdijaj 1, Beqiri 3, Nimani 1, Cimili 4, A. Shabani 3, Shala 1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat