Në Ferizaj e dojnë Ahmet Petrovën për kryetar të KH Kastriotit 

Hendboll

Në Ferizaj e dojnë Ahmet Petrovën për kryetar të KH Kastriotit 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2019 Në ora: 14:42
Në Ferizaj e dojnë Ahmet Petrovën për kryetar të KH Kastriotit 

Kastrioti i Ferizajt po përjeton krizën më të madhe në histori dhe aq më keq ka përjetuar edhe turpin më të madh, që mezi mblodhi 7 lojtarë juniorë për të luajtur ndeshjen e Superligës së Kosovës (seniorët) në hendboll. Klubi i meshkujve është në situatë të rëndë, lojtarët në bojkot, pa rroga nuk luajnë.

Klub pa kryetar e pa trajner, por disa dashamirë të hendbollit e në përgjithësi të sportit, thonë se i vetmi njeri që mund ta shpëtojë këtë klub e ta kthejë në rrugën e duhur, në rrugën e titujve është Ahmet Hysenaj-Petrova, dikur ka qenë edhe kryetar i ish Borcit (tani Kastrioti) në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë dhe shumë vite kryetar i Kastriotit.

Raportohet se ka gjasa që Petrova të rikthehet dhe pritet që të ketë edhe një takim me Agim Aliun,  kryetar i komunës.

“Rikthimi i Petrovës do të jetë shpëtim për klubin, njeriu që ka më së shumti suksese dhe traditë se si drejtohet një klub.

Lutem që Petrova të pranojë e t’i futet sërish klubit, pasi që tani është kryetar te veteranët e Kastriotit”, tha një dashamir i hendbollit që nuk do t’i përmendet emri.

Merret vesh, se nëse Petrova rikthehet do ta pastrojë në tërësi kryesinë e klubit dhe do të bie në rrugën ashtu si din ai në mënyrën më të mirë të mundshme.  Ta kthejë klubin në normalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat