Salihu në hall si drejtor, lojtarët në bojkot, kryesia nuk ia çelin  telefonin! - Bota Sot
Salihu në hall si drejtor, lojtarët në bojkot, kryesia nuk ia çelin  telefonin!

Hendboll

Salihu në hall si drejtor, lojtarët në bojkot, kryesia nuk ia çelin  telefonin!

Nga: K. Goca Më: 17 tetor 2019 Në ora: 16:13
Salihu në hall si drejtor, lojtarët në bojkot, kryesia nuk ia çelin  telefonin!

Ditët më kritike po i kalon klubi me renome i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt). Lere që hendbollistët janë në bojkot që nuk kanë marr paga, por kryesia e klubit as telefonin nuk ia çelin drejtorit sportiv, Flamur Salihut.

“Unë Flamur Salihu drejtor i KH Kastriotit (meshkujt), së bashku me bashkëpunëtorët e mi të stafit teknik, ndiej obligim moral që ta informoj opinionin hendbolldashës për krizën që e ka kapluar klubin tonë. Unë së bashku me bashkëpunëtorët e mi kemi bërë gati të pamundurën që KH Kastrioti t’i zhvilloj garat ndërkombëtare.

Mos angazhimi i kryesisë, të cilët nuk deklarohen bile bile as si hapin telefonat, e ka pru klubin në këtë gjendje. Mbrëmë ishte loja me KH Trepça, ku ne e bëmë të pamundurën dhe u paraqitëm me juniorë, vetëm e vetëm që klubi të mos ndëshkohet dhe të garoj në rangun e dytë.

Bojkoti i lojtarëve për shkak të mosinteresimit të kryesisë për klub e ka sjell këtë gjendje të mjerueshme. Bojkoti i lojtarëve vije për shkak të mos angazhimit dhe mos kryerjen e obligimeve ndaj tyre.

Tani KH Kastrioti është në situatë të rëndë me bojkot nga ana e kryesisë dhe lojtarëve. Unë si drejtor i KH Kastriotit së bashku me bashkëpunëtorët e mi nuk kemi mundësi të vazhdojmë më tutje me këtë krizë që e ka kapluar klubin.

Ne jemi futur në obligime, qeraja për lojtarë, ushqimi, blerja e pajisjeve të domosdoshme (ngjitësi), pagesa e referëve, e tjera, gjë që e ka bërë të pamundur vazhdimin e garave ku ne si staf kemi shpenzuar mbi 1000 euro deri tash nga xhepat tonë veç për të shpëtuar nga kjo gjendje por boll ishte nuk kemi me mundësi të vazhdojmë kështu”, shkruan Salihu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat