Kokollari akuzon rëndë: Kryesia e dy viteve te fundit KH Kastriotin e përdori për pazare me leje? - Bota Sot
Kokollari akuzon rëndë: Kryesia e dy viteve te fundit KH Kastriotin e përdori për pazare me leje?

Hendboll

Kokollari akuzon rëndë: Kryesia e dy viteve te fundit KH Kastriotin e përdori për pazare me leje?

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2019 Në ora: 11:38
Kokollari akuzon rëndë: Kryesia e dy viteve te fundit KH Kastriotin e përdori për pazare me leje?

Ish kryetari i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), Gëzim Kokollari, ka deklaruar në lidhje me krizën e rëndë që kalon klubi me renome të madhe. Ai ka dhënë versionin e tij se si ka ardhur KH Kastrioti në gjendje të rëndë dhe madje duke akuzuar edhe kryesinë e dy viteve të fundit të klubit.

“Siç duket investimet në KH Kastrioti dy viteve të fundit janë të lidhura ngushtë me lejet e ndërtimit në Ferizaj.

Prej që kryetari Aliu i pezulloi lejet e ndërtimit kryesia u tërhoq nga Klubi.

Siç duket kryesia e dy viteve të fundit KH Kastriotin e përdori për pazare me leje? Me leje të ndërtimit.

Nëse është kështu krejt ky pazar po bëhet në dëm të qytetarëve ferizajas”, tha Kokollari për gazetën kombëtare “Bota sot”. Krejt në fund tha, sa ishte kryetar asnjë rrogë nuk i ka mbetur borxh lojtarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat