Klubi i madh në Kosovë nuk iu jep rroga, lojtarët në bojkot: Ky është kushti! 

Hendboll

Klubi i madh në Kosovë nuk iu jep rroga, lojtarët në bojkot: Ky është kushti! 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2019 Në ora: 11:58
Klubi i madh në Kosovë nuk iu jep rroga, lojtarët në bojkot: Ky është kushti! 

Lojtarët kanë vendosur: O rroga o nuk do të luajnë. “Kryesia nuk është përgjigjur”,  raportojnë burimet brenda klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt).

Të mërkurën Kastrioti luajti takimin me 7 juniorë kundër Trepçës, pa asnjë lojtar në bankë dhe vetëm të shpëtojnë nga ndëshkimi nga ana e Federatës së Hendbollit të Kosovës. 

“Disa që janë në kryesi, merret vesh që do të pajisen me libreza si lojtar nga federata, që të luajnë të paktën derisa të stabilizohen”, bëhet e ditur nga një burim.

 “Nuk kemi marr rroga dhe nuk e kemi ndërmend të luajmë. Dikujt ia kanë dy rroga borxh e dikujt një. Nuk do të luajmë, kërkojmë të paguhet mundi dhe djersa jonë. Federata e Hendbollit e Kosovës na i dha 2500 euro, paratë e shpërblimit që fituam Kupën e Kosovës, se as në Çeki nuk do të shkonim që të luanim kundër Dukla Pragës”, tha një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Merret vesh se rroga mesatare në klub sillet nga 300 euro. “Pa i marr paratë ose që marrim ndonjë premtim prej kryetarit të komunës, që do të hiqen komplet kjo kryesi. Në qoftë se dorëhiqen krejt atëherë mundem me shikuar senet dhe me fillu prapë”, tha ky burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat