Lojtarët i reagojnë ashpër Bardhyl Ramadanit: Nga janë avulluar... - Bota Sot
Lojtarët i reagojnë ashpër Bardhyl Ramadanit: Nga janë avulluar...

Hendboll

Lojtarët i reagojnë ashpër Bardhyl Ramadanit: Nga janë avulluar...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2019 Në ora: 16:26
Lojtarët i reagojnë ashpër Bardhyl Ramadanit: Nga janë avulluar...

Administratori i klubit me renome Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), Bardhyl Ramadani, ka sqaruar rrethana brenda kolektivit, duke thënë mes të tjera:  “Si kompenzim ekipi nikoqir i ka deponuar 3000 euro në llogarinë tonë. 1000 euro Minex Shpk. 700 euro, anëtari i kryesisë L. Grainca, si dhe transporti me autobus është siguruar nga komuna e Ferizajt. Shpërblimi i Kupës së Kosovës në vlerë prej 2500 euro është dhënë prej FHK-së, ku ju ka shpërndarë vetëm lojtarëve që kanë udhëtuar për R. Çeke.

Bojkoti i lojtarëve vije për shkak të mos marrjes së pagave për muajin shtator”. Një grup hendbollistësh kanë reaguar ashpër përmes një letre, duke ia numëruar disa gjërat Ramadanit.  “Fillimisht mjetet financiare të dërguara nga Dukla Praha, disa prej lojtarëve i kanë marrë ato para si rroga të muajit gusht, që do të thotë nuk kemi pasur kurrfarë lidhje me kryesi.

Paratë të cilat janë përmendur me shifër 1700 euro disa janë përdorur për aplikimin e vizave për në Çeki e disa tjera askush nuk e din se nga janë avulluar.

Nuk është e vërtetë që lojtarët kanë hyrë në bojkot nga mos paga e një muaji dhe nuk e kemi kërkuar asnjëherë se kush do të jetë kryetar apo kemi qitur kushte rreth kësaj teme përveç se tash në këtë kohë jemi duke e kërkuar të drejtën tonë, pasi që shihet se nuk kanë kurrfarë interesimi ndaj klubit të qytetit si dhe ne lojtarëve.

Për fjalët që nuk kanë marrë rrogë vetëm dy lojtarë nuk është aspak e vërtet, pasi që nuk duam të flasim me numër të caktuar të lojtarëve që nuk kanë marrë rroga por që fakti qëndron se nuk janë vetëm dy persona.

Ndërsa sa i përket kushteve të stërvitjes fillimisht nuk kemi topa (topa të cilët gjendet për momentin në klub janë të vitit të kaluar) e mos ta zgjasim më shumë”, reagojnë një grup i lojtarëve që nuk pranojnë të luajnë për shkak të mos përmbushjes së obligimeve nga ana e kryesisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat