Besa e pret skuadrën nga qyteti i vjetër

Hendboll

Besa e pret skuadrën nga qyteti i vjetër

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 19:45
Besa e pret skuadrën nga qyteti i vjetër

Kampioni aktual, Besa Famgas e pret Prizrenin në javën e katërt të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Ndeshja Besa – Prizreni luhet të dielen nga ora 17:00 në Pejë. Besa ka fituar bindshëm tri ndeshjet e para dhe udhëheq në tabelë me 6 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të dytë.

Prizreni ka një fitore e dy humbje deri më tani, por po i rrit synimet me kalimin e kohës. Prizreni është kthyer në Superligë pas një kohe dhe pritet të jetë skuadër e denjë elitare.

Të dielen nga ora 17:00 është edhe ndeshja në mes të Trepçës e Dritës. Tri ndeshje tjera të javës së katërt luhen të shtunën (nesër): Vushtrria – Llapi (20:00), Prishtina – Drenica (17:00), Kastrioti – Vëllaznimi (18:00).

Edhe në Ligën e Parë luhet java e katërt. Ndeshjet janë të dielen: Samadrexha – Dukagjini (15:00), Zhegra – Rahoveci (19:00), Vjosa – Deçani (15:00), Ulpiana – Lepenci (14:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat