Istogu bindës, Ferizaj kryeson renditjen

Hendboll

Istogu bindës, Ferizaj kryeson renditjen

Nga: K. G. Më: 19 tetor 2019 Në ora: 16:53
Istogu bindës, Ferizaj kryeson renditjen

Kampionia në fuqi Istogu e mposhti me rezultat 29:11 Shqiponjën në Gjakovë, në kuadër të javës së katërt të elitës së hendbollit të Kosovës (femrat). 

“Kampionja e Kosovës Istogu vazhdon me serinë e rezultateve pozitive.

Sot në Gjakovë më lojë të bukur kanë arritur ta mposhtin Shqiponjën me rezultat 11:29, edhe në këtë ndeshje hendbollistet istogase u shquan për lojë kolektive dhe të fortë në mbrojtje.

Trajneri Faruk Shala për këtë ndeshje kishte lënë të lirë kapitenen Albina Rugova dhe Esma Muratovic të cilat nuk ishin të ftuara fare për këtë ndeshje.

Edhe kadetet e Istogut U-17 arritën fitoren e radhës 21:25.
Istogu ndeshjen tjetër e zhvillon në Pejë kundër Ferizajt”, bëhet e ditur nga Istogu. 

Ferizaj e mposhti me rezultat 44:23 ndaj Samadrexhës. Ferizaj kryeson renditjen me 8 pikë, sa ka edhe Istogu në pozitën e dytë dhe Shqiponja në vend të pestë me 2 e Samadrexha e shtata me 2 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat