Kryesia në dorëheqje: Lojtarët e kanë bojkotuar klubin 

Hendboll

Kryesia në dorëheqje: Lojtarët e kanë bojkotuar klubin 

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 13:50
Kryesia në dorëheqje: Lojtarët e kanë bojkotuar klubin 

Krizë e madhe në klubin  e hendbollit Kastrioti (meshkujt), por në faqen e tyre dalin me një komunikatë.  

“Kryesia e klubit te hendbollit Kastrioti ka qenë në dorëheqje, edhe pse udheheqësia e klubit është munduar të bëj një zgjidhje më të mirë duke kërkuar që të këtë edhe anëtarë të rinj të kryesisë ku kemi qenë në bisedime të vazhdueshme, mirëpo me krijimin e rrethanave të reja në klubin e hendbollit Kastrioti ku siç e din e gjithë opinioni sportdashës, lojtarët e kanë bojkotuar klubin dhe nuk kanë zhvilluar ndeshjet e rregullta të Superligës së Kosovës në hendboll, duke e rrezikuar me qëllim klubin që të bie nga Superliga, edhe pse situata në klub nuk ka qen e tillë për bojkot sepse është në pyetje vetëm paga e fundit që është vonuar.

Gjatë këtyre dy viteve sa kemi udhëhequr klubin Kastrioti, i cili ka qenë një nga klubet më të mirë organizuara në Republikën e Kosovës, ku jemi fitues i Kupës së Republikës së Kosovës, po ashtu pë herë të parë në histori të klubit kemi arritur në rundin e tretë në garat ndërkombëtare përkatësisht Challenge Cup duke mposhtur klubin nga Estonia HC Talin dhe se për këto arritje janë harxhuar jashtëzakonisht shumë mjete financiare , ku kemi qenë të ndihmuar nga Kuvendi Komunal – Kryetari Agim Aliu si dhe donatorët e shumtë që kemi pasur.

Meqenëse Ligji per Sponsorizim ende nuk ka zbatueshmëri në Kosovë, e ka bërë shumë të vështirë situatën në lidhje me financimin e klubit Kastrioti, ku donatorët e deritashëm te klubit nuk e kanë më vullnetin për të ndihmuar me mjete financiare. Për këtë arsye është e pa mundur të sigurohen mjete financiare për të siguruar paga dhe mbarëvajtje të kampionatit.

Ne si kryesi në dorëheqje i falënderojmë lojtarët vullnetmirë (veteranët) të cilët zhvilluan ndeshjen e fundit kundër KH Vëllaznimi dhe shpëtuan klubin nga rënia në rangun më të ulët, ku po ashtu edhe korrën fitore.

Prandaj ne si kryesi me keqardhje i njoftojmë qytetarët e Ferizajt si dhe sportdashësit në veçanti se ne nuk e shohim veten më pjesë të udhëheqjes se klubit Kastrioti”, thuhet në faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat