Dy të parët në Superligën e Kosovës përballen në Pejë - Bota Sot
Dy të parët në Superligën e Kosovës përballen në Pejë

Hendboll

Dy të parët në Superligën e Kosovës përballen në Pejë

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 10:58
Dy të parët në Superligën e Kosovës përballen në Pejë

Dy të parët në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) përballen në Pejë, në kryendeshjen e javës së pestë. Të shtunën (sot) nga ora 17:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë luajnë Istogu dhe Ferizaj. Kampioni aktual, Istogu, është në vend të dytë me 8 pikë sa i ka edhe Ferizaj në vend të parë.

Istogaset synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive, por synimet për fitore i ka edhe Ferizaj, që beson shumë në përvojën e lojtareve që ka. Pritet një ndeshje e bukur dhe me rivalitet sportiv.

Tetë pikë i ka edhe Prishtina në vend të tretë, që të dielen nga ora 18:00 takohet me Samadrexhën në Vushtrri.

Ndeshjet tjera janë të shtunën.  Kastrioti e Vëllaznimi takohen nga ora 15:30, Drita e Jusuf Gërvalla nga ora 16:30 dhe Vushtrria e Shqiponja nga ora 16:00.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve të shtunën është ndeshja në mes të Llapushës e Dukagjinit (17:00). Ndeshjet tjera të javës së pestë janë të dielen: Trepça – Verona (13:00), Deçani – Ulpiana (12:00), Vjosa – Prizreni (11:30), KEK-u – CLICK (16:00).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat