A është e mundur kjo në Pejë, kampioni kokulur përballë Ferizajt!

Hendboll

A është e mundur kjo në Pejë, kampioni kokulur përballë Ferizajt!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2019 Në ora: 18:16
KH Ferizaj

(E plotësuar) - Ferizaj nuk ka më shumë se një vit që u themelua si klub dhe për një vit u ngjit në elitën e hendbollit të Kosovës. 

Sot bëri senzacionin e radhës, si mysafire e mposhti me rezultat 25:24 kampionen Istogu, në kuadër të derbit të madh! Në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë, ndodhi senzacioni, trajneri Sami Çerkini me ferizajaset regjistruan fitoren e 5 rresht apo të 21-tën që nga themelimi, pa asnjë humbje deri me tash.  

Vashat e trajnerit Faruk Shala luajtën dobët dhe pësuan humbje, që as vet se kishin pritur, edhe pse gjatë gjithë javës e kishim paralajmëruar se do ta ketë shumë rrezik dhe mund ta humbas ndeshjen, por ai nuk e besonte këtë, por që ja i ndodhi humbja! Ferizaj kryeson renditjen me 10 pikë, duke lënë pas Istogu me 8 sosh.

Në radhët e Istogut u dallua Tina Hetemi me 8 gola, ndërsa Esma Muratoviq shënoi 7, Suzana Ujkiq 2, Natalia Milatoviq 2 etj. Te Ferizaj Albulena Kelmendi ka qenë si bombë me 12 gola, pastaj Shpresa Fazlija me 5, Meri Giçeva 4, Albulena Bsha 3 etj.

Ashtu siç kemi paralajmëruar se do të jetë ndeshje e nxehtë ashtu edhe doli në 30 minutat e parë (pjesës së parë), ku rezultati është shumë i ngushtë.

Kampionia e Kosovës, Istogu po has në telashe të mëdha me lideren e tabelës të Superligës së Kosovës në hendboll, Ferizajn.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 15:16 në të mirë të ferizajasve. Istogu në siklet, ndërsa ferizajaset në emocione, klub që si ka asnjë vit që u themelua.

Dramë në palestrën e "Karagaçi" në Pejë dhe mbetet të shihet se a do të jetë kështu edhe në pjesën e  dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat