Trepça fiton ndeshjen interesante, Prishtina e Kastrioti ashtu siç pritej

Hendboll

Trepça fiton ndeshjen interesante, Prishtina e Kastrioti ashtu siç pritej

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 13:01
Trepça fiton ndeshjen interesante, Prishtina e Kastrioti ashtu siç pritej

Trepça fiton ndeshjen interesante, Prishtina e Kastrioti nuk lejojnë befasiNdeshje e mirë është luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku u përballën Trepça dhe Prizreni.

Fitore në ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) ka shënuar Trepça me rezultat 36:28. Dallimi është bërë në pjesën e dytë, ndërsa pjesa e parë përfundoi me një gol epërsi në të mirë të Prizrenit, 17:16. S. Maxhera e B. Neziri kanë shënuar nga 7 gola për mitrovicasit.

Te Prizreni, që po konsolidohet dhe po paraqitet gjithnjë e më mirë, më efikasi ishte Sh. Mehmeti me 10 gola. 6 herë realizoi V. Zherka. Trepça renditet e katërta me 7 pikë, kurse Prizreni është i nënti me 2 pikë.

U luajtën edhe tri ndeshje tjera të javës së gjashtë. Prishtina e Kastrioti nuk kanë lejuar befasi. Prishtina është përforcuar në vend të parë me 12 pikë, pas fitores që e shënoi si mysafire e Vushtrrisë me rezultat 33:25. Kastrioti në Ferizaj ka fituar ndaj Drenicës me 37:32. Pikët e para i fitoi Vëllaznimi që në Gjilan e mposhti Dritën me 46:29.

Trepça – Prizreni 36:28 (16:17)

Trepça: Buqinca, B. Terziqi, Nimani 2, Shala 5, A. Shabani 4, Beqiri, Sejdijaj, Qabra, Maxhera 7, Zhuri, Neziri 7, R. Shabani 5, K. Terziqi, Cimili 6

Prizreni: Koro, Etemi, S. Krasniqi 3, Buqaj, Bytyqi, Thaqi, Skenderi 3, A. Krasniqi, Spahija 3, Ramani, Gashi 1, Leka 2, Ahmetaj, Mehmeti 10, Zherka 6

Kastrioti – Drenica 37:32 (17:10)

Kastrioti: Esati, D. Dugolli, Syla 9, Qerimi 1,A. Dugolli 4, Brahimi, Bislimi 2, Shabani 5, Mustafa 8, Rudari 3, Selmani 1, Bytyqi, Ramadani, Azemi, Tafarshiku 2, Qerimi

Drenica: Geci, Muqolli, Sahiti 1, Binaku 2, Zekaj 4, Batatina 4, Hamza 1, Gashi 2, Zariqi, Gjota, Kastrati 18

Vushtrria – Prishtina 25:33 (11:19)

Vushtrria: Pllana, Ibishi, Gubetini 6, Demiri, F. Jashari, Klinaku 9, Sadiku, Musa, M. Jashari 2, Abazxhiku 3, Selaci, Karaqa, Mehmeti, A. Musa 1, Miftari 1, A. Karaqa 3

Prishtina: Agushi, Beqiraj, Ademi, Abazi 5, Bajqinovci 8, Fetahu 2, Hoxha, Beshiri 10, Gjuka 4, Prekazi 4, Sherifi, Kuleta

Drita – Vëllaznimi 29:46 (12:21)

Drita: Toska 5, Shkodra 4, Veliu 4, Asllani 3, Sllamniku 5, Latifi 3, Y. Sllamniku 4

Vëllaznimi: Halili 7, Luzha 2, Rama 5, Fana 5, Rexha 5, Morina 5, Neziri 4, Mamusha 7, Lluka 5, Mehmeti 2, Brahushi, Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat