Muratoviq nga Mali i Zi ka një porosi të qartë për ekipet e Kosovës - Bota Sot
Muratoviq nga Mali i Zi ka një porosi të qartë për ekipet e Kosovës

Hendboll

Muratoviq nga Mali i Zi ka një porosi të qartë për ekipet e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2019 Në ora: 13:13
Muratoviq nga Mali i Zi ka një porosi të qartë për ekipet e Kosovës

Hendbollistja nga Mali i Zi, Esma Muratoviq, është lojtarja më e mirë në Kosovë dhe alfa e omega e ekipit kampion dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu. Kur Esma paraqitet në fushë rivalet janë në presion të madh dhe nuk gjejnë alternativa se si ta ndalin këtë “bishë”.  

Image

Esma e bën diferencën në fushë, me përjashtim të takimit të së shtunës që e lamë pas nuk e kishte ditën e saj në përballje me Ferizajn kur edhe e humbën sfidën me një gol dallim (24:25).

Siç thotë Esma, më mirë që ndodhi tani humbja se sa në garat përfundimtare!

Image

Hendbollistja boshnjake kalon momente shumë të bukura në vendin tonë, ka shumë shoqe dhe i pëlqen shumë natyra e Istogut, po ashtu ka edhe shoqe të pandashme shqiptaren nga Mali i Zi Suzana Ujkiq, kjo e fundit është me nënshtetësi të Kosovës.

Është një lojtare e spikatur, madje i shënoi 22 gola në dy takimet kundër skuadrës së fortë bjelloruse Gomel, në kuadër të Kupës së EHF-it. Esma është shumë e rrezikshme qoftë nga nëntëmetërshi apo kur ofrohet të 6-metërshi. Ka gjuajtje shumë të forta.

Ajo ka oferta nga të gjitha anët, pra shumë ekipe në Evropë e dëshirojnë ta shohin në mesin e tyre.  Esma ka vendosur të ndihmojë Istogun, sepse ndihet sikur në familjen e saj, në një mjedis të ngrohtë. Pritjeve për këtë sezon dhe humbja nga Ferizaj?

“Në gjysmë të lojës mora një goditje të fortë në kokë dhe ashtu paksa e lënduar edhe luajta në vazhdim të lojës.

E uroj ekipin e Ferizajt për lojën e tyre korrekte dhe për fitoren e merituar. Mendoj se me gabimet tona e humbëm ndeshjen. Është një humbje ‘e ëmbël’, por  më mirë tani se në ndeshjet vendimtare”, tha mes të tjera Muratoviq.  

Ajo tha se të gjitha skuadrat duan të fitojnë kundër Istogut: “Çdo skuadër që luan kundër nesh gjithmonë ka motivimin shumë të madh.  

Image

Esma Muratoviq dhe Suzana Ujkiq

Ne duhet të vazhdojmë të punojmë më shumë, të stërvitemi shumë dhe të konfirmojmë në çdo moment që ne jemi skuadra që do të fitojmë gjithçka dhe që është skuadra më e mirë në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat