Istogu në presion të Prishtinës! Kabashi në siklet nga Besa

Hendboll

Istogu në presion të Prishtinës! Kabashi në siklet nga Besa

Nga: K. G. Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 19:08
Istogu në presion të Prishtinës! Kabashi në siklet nga Besa

Istogu ende është na vajin e javës së kaluar kur është mposhtur në Pejë befasisht me rezultat 24:25 nga Ferizaj.

Vashat e Istogut janë në presion të madh nga Prishtina, sepse janë të vetëdijshme se në rast të gabimit të radhës do të bëjnë edhe një hap pas për kreun e tabelës! Prishtina po tregon formë të madhe e cila deri me tash ka pesë fitore rresht dhe mban vendin e dytë me 10 pikë sa ka edhe liderja Ferizaj.

Dy skuadra me nga pesë fitore, pa barazime e pa humbje, ndërsa Istogu është në pozitën e katërt me 8 pikë.  Esma Muratoviq, Tina Hetemi, Albina Rugova e Natalia Millatoviq, do të janë si kërcënim për Prishtinën, por këto të fundit janë përgatitur se si t’i ndalin këto lojtare kryesore të kampiones.

Ky  derbi zhvillohet nesër në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë (në orën 18.00), në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën është edhe ndeshja Kastrioti – Drita që fillon në ora 17:00. Derbi tjetër i javës luhet të dielën nga ora 17:00. Takohen Ferizaj dhe Vushtrria, që është e treta me 8 pikë.

Ferizaj e Vushtrria së bashku me Istogun e Prishtinën pritet të luftojnë për titull dhe kupë këtë edicion të garave. Vëllaznimi – Shqiponja (14:00) dhe Jusuf Gërvalla – Samadrexha (13:00) janë ndeshjet tjera që luhen të dielën. Te meshkujt, kryetrajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, është në siklet të madh ose të jesh apo mos të jesh, se do të përballet me kampionin në fuqi Besa Famgas. Kabashi e din mirë forcën e pejanëve por synon që të befasojë dhe të ruajë kreun e tabelës.

Prishtina e Besa Famgas takohen në derbin e stinorit vjeshtor. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 17:00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit, kurse i takon javës së shtatë të Superligës. Janë këto dy skuadrat e vetme që nuk kanë humbur në këtë edicion të garave. Prishtina i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 12 pikë. Kampioni aktual, Besa Famgas ka fituar pesë ndeshjet që i ka luajtur dhe është në vend të dytë me 10 pikë. Pritet ndeshje e bukur dhe hendboll cilësor nga skuadrat që kanë shumë reprezentues në përbërje. Në javën e shtatë janë edhe disa ndeshje tjera interesante. Të dielën nga ora 17:30 në Gjakovë takohen Vëllaznimi e Vushtrria, kurse prej orës 18:00 është ndeshja Prizreni – Drita. Rivalitet i madh pritet edhe në Drenas ku takohen Drenica e Trepça, të shtunën nga ora 19:00. Llapin e pret punë shumë e vështirë ndaj Kastriotit. Edhe ndeshja Llapi – Kastrioti është të shtunën nga ora 19:00 kurse zhvillohet në Podujevë.

Superliga meshkujt, e shtunë
Llapi-Kastrioti    18.00
Drenica-Trepça    19.00
E diel
Prishtina-Besa Famgas    17.00
Vëllaznimi-Vushtrria    17.30
Prizreni-Drita    18.00

Femrat, e shtunë
Kastrioti-Drita    17.00
Prishtina-Istogu    18.00

E diel
Jusuf Gërvalla-Samadrexha    13.00
Vëllaznimi-Shqiponja    14.00
Ferizaj-Vushtrria    17.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat