Po djersitet Taib Kabashi, arsyeja është e fortë! - Bota Sot
Po djersitet Taib Kabashi, arsyeja është e fortë!

Hendboll

Po djersitet Taib Kabashi, arsyeja është e fortë!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 11:45
Po djersitet Taib Kabashi, arsyeja është e fortë!

Pa humbje e pa barazime, gjashtë fitore rresht për Prishtinën në elitën e hendbollit të Kosovës (meshkujt). Puna e kryetrajnerit Taib Kabashit, ka bërë që Prishtina të jetë e pamposhtur deri me tash dhe sipas tij, ka një gjeneratë të re e me moshë mesatare 21 vjeç.

Po djersitet goxha fortë Taib Kabashi, arsyeja është e fortë!

Nesër në orën 17.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ka sfidën me serioze të kampionatit, ndeshet me kampionin në fuqi Besa Famgas nga Peja. 

Besa ka ekip shumë të fortë dhe vetë emri i këtij ekipit fortë e djersit Kabashin sepse po planifikon si të ndalet rivalin.

Kabashi është në siklet dhe merret vesh, se po bën një mijë e një plane se si ta frenojë Besën e fuqishme dhe të mbeten lider. Prishtina prinë me 12 pikë, ka një ndeshje e dy pikë më shumë se Besa në pozitën e dytë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat