Istogu fiton me lojë të dobët

Hendboll

Istogu fiton me lojë të dobët

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 12:42
Istogu fiton me lojë të dobët

Kampioni aktual, Istogu e ka fituar derbin e parë të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 28:24.

Pas pjesës së parë istogaset kishin epërsi prej gjashtë golave, 15:9. Ndeshja nisi me epërsi të lehtë të Prishtinës, ndërsa rezultati në 4:4 u barazua në minutën e dhjetë. Më pas mysafiret nisën të shkëputen dhe krijuan epërsi solide deri në fund të pjesës së parë. Istogu kontrolloi ndeshjen në pjesën e dytë dhe fitoi dy pikë të reja.

Istogu javën e kaluar ishte befasuar nga Ferizaj duke pësuar humbje. Istogu është i dyti me 10 pikë, sa i ka edhe Ferizaj në vend të parë dhe Prishtina në vend të tretë. Prishtina pësoi humbjen e parë këtë kampionat.

Të shtunën u luaj edhe ndeshja në mes të Kastriotit dhe Dritës. Fitore bindëse, 39:20, shënoi skuadra ferizajase.

Derbi tjetër i javës së gjashtë është të diele nga ora17:00. Takohen Ferizaj e Vushtrria. Vushtrria është e katërta me 8 pikë.

Prishtina – Istogu 24:28 (9:15)
Prishtina: Bregovina, Uka, A. Krasniqi, Hoti. Mehmeti 9, Sopjani, Berisha, Shala, Ipqi 2, B. Krasniqi 1, Sefedini 4, Stagova 5, Matarova, Hashani 1, Mekolli 2
Istogu: Ahmetgjekaj, Shehdadi, Milatoviq 3, Ujkiq 3, Berisha, Halitaj, Shatri, Rugova 7, Muratoviq 13, Gashi 2, V. Rexhaj, F. Rexhaj, Hetemi, Rexhaj.

Kastrioti – Drita 39:20 (21:10)

Kastrioti: Gurgurovci, Dinarica, Gashi 2, Misini 2, Saliu, Salihu 6, Krasniqi 2, V. Gashi 4, Beqiri 6, S. Reqica, E. Reqica 3, Hyseni 1, Qerkini 1, Stagova 11
Drita: Arifi 2, Ibrahimi, Vokshi 6, Hyseni, Mustafa, Baftjari 9, Reqani 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat