Ferizaj nuk ndalet, mposht edhe Vushtrrinë

Hendboll

Ferizaj nuk ndalet, mposht edhe Vushtrrinë

Nga: K. G. Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 18:46
Ferizaj nuk ndalet, mposht edhe Vushtrrinë

Vashat e Ferizajt nuk ndalen, duke shënuar fitoren e gjashtë më radhë në Superligën e Kosovës, apo është e 22-ta rresht që nga themelimi i kësaj skuadre (në vjeshtën e 2018).

Ferizaj triumfoi me rezultat 37:30 kundër Vushtrrisë në takimin e javës së gjashtë, që u luajt në Palestrën e Sportit "Bill Clinton" në Ferizaj.

Ferizaj që drejtohet nga trajneri Sami Çerkini kanë një seri fantastike.

Ferizajaset kryesojnë renditjen me 12 pikë, duke lënë pas Istogun me 10, Prishtinën 10 dhe Vushtrrinë me 8 etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat