FHK si KQZ!?

Hendboll

FHK si KQZ!?

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 13:26
FHK si KQZ!?

Federata e Hendbollit e Kosovës, komisionet përkatëse duhet t’i pastrojnë listat dhe mos të figurojnë lojtarët që nuk janë të paraqitur për kampionat apo që kanë mbetur nga edicionet e kaluara.

Sepse kjo po krijon një paqartësi edhe në moshën mesatare të lojtarëve, siç i ndodhi të nderuarit e të respektuarit Taib Kabashi, trajner i Prishtinës, kur thotë se ka moshën mesatare 21-vjeçare, por në fakt lista e lojtarëve të regjistruar del ndryshe e me një moshë mesatare 24.8.

Prandaj, te prishtinasit ankohen se kanë mbetur disa lojtarë të pa pastruar nga lista siç është Safet Gashi, portier dhe ka 48 vjeç e disa të tjerë. 

FHK duhet t’i pastrojë apo verifikojë listat dhe jo të krijojë huti siç ishte rasti i fundit me Prishtinën.  

Apo siç ka ndodhur në votimet e kaluara kur ka mbetur ndonjë person në listë pa u fshirë dhe me të drejtë vote (që ishte harruar pa qëllim mu fshirë emri i personit që ka vdekur) në KQZ.

Kështu që, disa në hendboll thonë se FHK-ja si KQZ-ja, sepse i ka mbetur ndonjë emër pa u pastruar nga lista, kjo i ka ndodhur KH Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat