KHF Ferizaj kërkon përforcime në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut?

Hendboll

KHF Ferizaj kërkon përforcime në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut?

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 19:37
KHF Ferizaj kërkon përforcime në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut?

Në gjashtë ndeshjet e para po aq fitore debutuesja e elitës së hendbollit të Kosovës, Ferizaj (femrat).  

Ferizajaset kryesojnë renditjen me 12 pikë, dy më shumë se kampionet në fuqi, Istogu.
Klub që nuk ka më shumë se një vit që u themelua por me hapa të shpejt u ngritë në elitë, madje me 16 fitore rresht në Ligën e Parë të Kosovës, duke e vazhduar serinë fantastike edhe në Superligë apo plot 22 fitore rresht. 

Klub që drejtohet nga ish hendbollistët, Sami Çerkini (ish portier i dëshmuar) dhe Xhavit Morina (ish kapiten shumëvjeçar). 

Çerkini trajner dhe Morina kryetar, sigurisht se kanë planet e tyre. Burimet tona bëjnë të ditur, se KHF Ferizaj me rezultatet fantastike ka rritur shumë apetitet dhe nuk përjashtohet mundësia që në afatin kalimtar dimëror të sjellin lojtare cilësore nga Maqedonia e Veriut, Rumania, por raportohet se “shigjetat” kanë drejtuar edhe nga Mali i Zi.

“Synimet e Ferizajt janë që të sjellin lojtare shtatlarta dhe me cilësi, që bëjnë diferencën. Mbetet të shihet se si do të reagojnë në afatin kalimtar drejtuesit e KHF Ferizajt, ata do ta thonë fjalën e fundit”, tha një burim i afërt me klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat