Trepça në rrethin e dytë të Kupës

Hendboll

Trepça në rrethin e dytë të Kupës

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 11:12
Trepça në rrethin e dytë të Kupës

Trepça e Mitrovicës ka kaluar në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në ndeshjen e fundit të rrethit të parë të Kupës, Trepça të enjten në palestrën “Minatori” në Mitrovicë fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 39:27. 18:13 ishte rezultati pas pjesës së parë. Ndeshjet tjera të rrethit të parë janë luajtur javën e kaluar.

Të mërkurën është luajtur ndeshja e mbetur e javës së gjashtë të Superligës në mes të Besa Famgas dhe Llapit. Fitore ka shënura kampioni aktual (48:8), që tani udhëheq në tabelë me 14 pikë. Besa i ka fituar të gjitha shtatë ndeshjet e deritashme.

Trepça – Samadrexha 39:27 (18:13)

Trepça: B. Terziqi, Maxhera 7, R. Shabani 8, Zhuri 4, Çabra3, Shala, E. Beqiri 3, K. Terziqi 1, A. Shabani 3, Y. Beqiri, Sejdijaj, Abrashi, Smaka 9, Nimani 1.

Samadrexha: F. Maloku 3, Sh. Maloku, Jashari 4, Shala, A. Basholli 2, V. Maloku, A. Maloku, Avd. Maloku 2, B. Maloku 2, Rashani, Ant. Maloku 12, S. Maloku 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat