Kjo është e vërteta e vitit 1994 për Vjosën dhe Kastriotin!

Hendboll

Kjo është e vërteta e vitit 1994 për Vjosën dhe Kastriotin!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 12:52
Protokolli, me 31 maj, ora 17.00, vitin 1994

Shumë zhurmë për asgjë! Kur ekzistojnë faktet dhe janë protokollet zyrtare të asaj kohe, edhe zhurma apo polemikat marrin fund, sepse nuk lënë vend as për manipulime të opinionit, për faktin se protokollet e dëshmojnë me milimetër apo pikë për pike se cilët ishin pjesë e asaj kohe, duke iu falënderuar të dhënave zyrtare nga Federata e Hendbollit të Kosovës, që e ka arkivën në tërësi, federatë që është shembull për të tjerat federatat se si është ruajtur arkiva dhe si gjendet dokumentacioni edhe i kohës së okupimit, i garave të Republikës së Kosovës.

Kur filluan garat e pavarura të Republikës së Kosovës në hendboll të femrat? Cilët ishin protagonistët?

Si rrodhi deri aty? Se cila ishte e vërteta e vitit 1994, shkuam në zyrën e FHK-së, kërkuam protokollet e ndeshjeve dhe aty i gjetëm të dhënat e sakta. “Me 31 maj, kjo ndeshje finale e Kupës ishte simbolikisht ta quajmë, se vetëm dy ekipe ishin Vjosa e Shtimes dhe Kastrioti i Ferizajt, nuk kishte të tjera, apo ka qenë një uverturë me ia nisë liga e femrave, e cila starton në edicionin 1994-1995 me pesë ekipe: Vjosa, Kastrioti, Prishtina, Trepça e Mitrovicës dhe Drita nga Gjilani”, thonë nga FHK-ja, gjithnjë duke iu referuar dokumenteve zyrtare. 

Po i paraqesim protokollet e ndeshjeve: “Me 31 maj, ora 17.00, vitin 1994, shkolla fillore ‘Emin Duraku’, qyteti në Shtime, ndeshja për Kupë të Republikës së Kosovës. Gjyqtarë: Xhevat Karameta dhe Faruk Jashari. Mjeku kujdestar: E. Shaqiri. Delegati: Xh. Karameta. Përfaqësuesi zyrtar i Vjosës Hysni Qerimi dhe përfaqësuesi zyrtar i Kastriotit F. Jashari. Tekniku i Vjosës H. Qerimi dhe i Kastriotit Hajrije Osmani.
Trajner Haki Baftiu i Vjosës dhe Valbona Zeça trajnere e Kastriotit.
Vjosa: Çarri, V. Hasani 2, Guri 2, Zeça, Miftari, Hysaj, B. Ferati, Hajredini, Qeriqi, Zeça dhe A. Ferati.   
Kastrioti: Ahmeti, Y. Gashi, V. Gashi, Hoxha, Tërstena, Tasholli, Bajraliu, Reçica, Aliu 1, Bytyçi, Rifati dhe Shemsedini. Ndeshja u ndërpre nga milicia e pushtuesit serb, kur Vjosa ishte në epërsi me 4:1”, raport i nxjerrë nga protokolli zyrtar i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kjo ndeshje u luajt menjëherë të nesërmen, me 1 qershor në “Selami Hallaqi” të Gjilanit.

Protokolli i ndeshjes në Gjilan: 
“Vjosa-Kastrioti 10:5 (5:3)

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës.
Shkolla fillore "Selami Hallaqi" në Gjilan.
Shtatëshet: Vjosa 4 (2)-Kas. 4 (1).
Me 01. 06.1994, ora 15.00, loja zgjati 2x20 minuta. 
Gjyqtarë: Hysen Salihu dhe Selim Morina. Kromometër: Shaqiri Shaqiri. Delegati Hasan Shala. Mjeku kujdestar: Fatmir Hyseni. Kujdestari kryesor Agim Shkodra. Përfaqësues zyrtar i Vjosës Ragip Shabani dhe  përfaqësues i Kastriotit Ismet Jupa. 
Vjosa: Limani, Hysaj, Qarri, Zeça, V. Hasani 1, B. Ferati, Salihu 2, Hajredini 2, Qeriqi 2, A. Ferati, Miftari 3 dhe neziri. Trajneri i Vjosës Haki Baftiu.Kastrioti: Shemsedini, M. Gashi, V. Gashi 1, Reçica, tasholli, Bytyçi, Osmani 2, Hoxha 1, Bajraliu 1, jashari, Ejupi dhe Rifati. Trajner i Kastriotit Mejdi Maliqi. Valbona Zeça si trajnere mungoi në ndeshjen e 1 qershori dhe nuk e dimë arsyen përse, por në vend të saj siç figuron në protokoll ka qenë Mejdi Maliqi.

Image

Protokolli: Me 01. 06.1994, ora 15.00

Pjesë e ekipit të Kastriotit ka qenë lojtarja Safete Rifati që luajti një periudhë të gjatë edhe pas luftës dhe kapitene në vitet e pasluftës, e dëshmojnë protokollet zyrtare që janë në FHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat