Rrokulliset me makinë ish selektori i Kosovës, ja kush shkon me pa  

Hendboll

Rrokulliset me makinë ish selektori i Kosovës, ja kush shkon me pa  

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:10
Kasim Kamenica dhe Alfred Llazari

Fat në fatkeqësi, kështu ishte me ish selektorin e kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), Alfred Llazari. 

Ish hendbollisti i mirënjohur, para pak ditëve është rrokullisur me makinë në Kollashin të Malit të Zi dhe fatmirësisht ka shpëtuar me disa lëndime të lehta, gjendja e tij tani është shumë e mirë. 

Llazari e pa vdekjen me sy, por kishte fat në ato momente sepse aty ku ishte rrokullisur me makinë ka qenë goxha pozitë e rrezikshme. Makina e tij ishte dëmtuar shumë por ai vet shpëtoi.  Ish portieri i mirënjohur i hendbollit, Kasim Kamenica, nga Gorazhdeci i Bosnjës, mori rrugën dhe e vizitoi Llazarin dhe i ka shprehur shqetësimet e tija kur kishte dëgjuar për aksidentin.

Kamenica e Llazari dikur kanë qenë bashkëlojtarë në ish Borcin e Ferizajt! Përveç Kamenicës, Llazarin e ka vizituar edhe Faruk Shala, trajner i kampionit në fuqi të Kosovës, Istogu (femrat).

Llazari ndihet shumë i lumtur për vizitën e Kaminicës dhe të Shalës, por duket se i ka mbetur goxha hatri se shokët e ngushtë me të cilën ka ndejtur e ka ngrënë bashkë para e pas luftës nuk e kanë vizituar nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat